Rita, këngë me motive nga Kosova

Londër, 9 korrik 2016 – Këngëtarja Rita Ora ka thënë se e ka ndërmend të realizojë një këngë me motive nga Kosova.

Në një intervistë për 3am, krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down”, ka thënë se vendlindja e saj, Kosova, ka instrumente të veçanta që e përfaqësojnë traditë.

“Unë kam instrumente të veçanta që përfaqësojnë kombësinë time, prej nga vijë unë”, ka thënë Rita.

“Këto [instrumente] do t’i bëjë bashkë për ta bërë një album sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shtuar ajo.

“Mendoj se është e rëndësishme të jesh vetvetja. Jam shumë me fat që jam rritur në një qytet ku kam pasur mundësi të bëjë shumë gjëra. Mezi prej të qëndroj në Londër edhe më shumë. Por kam muzikë dhe shpirt etnik. Jam nga Europa Lindore dhe ju do të dëgjoni pak nga kultura ime, për të cilën jam e lumtur”, ka thënë Rita, transmeton  Koha.net. (r.m.)

Comment

*