Rita Ora dhe Bebe Rexha bashkohen për këngën e re

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë bashkuar forcat për herë të parë për një këngë të përbashkët.

Në këngën e re të Rita Orës, pos Bebe Rexhës, do të marrin pjesë edhe Charli XCX dhe Zara Larsson.

Rita e konfirmoi lajmin në fundjavë. Ajo tha se kënga “Girls” do të lansohet në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

Rita Ora sivjet u kthye fuqishëm në tregun botëror, me tri këngë: “Your Song”, “Lonely Together” dhe “Anywhere”, ndërsa Bebe Rexha solli disa këngë, në mesin e të cilave edhe hitet: “I Got You”, “The Way I Are” dhe “Meant To Be”.

(r.m.)

Comment

*