Rita Ora dhe Bebe Rexha sjellin së bashku këngën e parë

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora, kanë bashkëpunuar për herë të parë për të sjellë një këngë së bashku.

Kënga është realizuar edhe në bashkëpunim me dy këngëtaret e famshme, Charlie XCX dhe Cardi B.

Yjet e muzikës janë bërë bashkë për të sjellë këngën “Girls”, e cila do të publikohet më 11 maj.

Rita Ora pritet të sjellë këtë vjeshtë edhe albumin e saj të ri. (r.m.)

Comment

*