Rita Ora do të mbajë koncert në Kosovë më 17 shkurt

Prishtinë, 26 janar 2018 – Këngëtarja Rita Ora do të performojë në Kosovë më 17 shkurt.

Petrit Selimi, Koordinatori Nacional i Fondacionit të Mijëvjeçarit për Kosovën (MCC), i ka hequr të gjitha dilemat.

Në një postim në Twitter, Selimi ka shkruar se Rita Ora e ka konfirmuar se ajo do të performojë në Prishtinë, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Pop ylli kosovaro-britanik, Rita Ora, ka konfirmuar koncertin e madh për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës. Njerëz, vetëm kujtoni se Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Por, sigurisht se ata kanë pasur festa të mira”, ka shkruar ai në Twitter.

Rita Ora e ka prezantuar shumë mirë Kosovën në botë. Pothuaj në secilin rast, ajo ka treguar për origjinën e saj dhe historinë e migrimit të familjes së saj nga Kosova.

Ajo e ka realizuar në Kosovë videoklipin e këngës ”Shine Ya Light”, me të cilë ka arritur sukses të madh. (r.m.)

Comment

*