Rita Ora: Jam shumë e lumtur që do të jem me ju, në Prishtinë

Prishtinë, 14 shkurt 2018 – Rita Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se është shumë e lumtur që do të vijë në Kosovë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita”, ka shkruar ajo.

Rita e ka dizajnuar edhe një bluzë enkas për dhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë Kosovës. (r.m.)

Comment

*