Rita Ora: Mos e harroni origjinën time

Rita Ora, e cila së shpejti do të drejtojë spektaklin e famshëm të “MTV EMA 2017”, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Corriere Della Sera”, ku ka folur për  këtë eksperiencë të veçantë.

26-vjeçarja me origjinë nga Kosova ka thënë se kjo mundësi jepet vetëm një herë në jetë, prandaj ajo  ndihet e privilegjuar.

“MTV EMA 2017” do të zhvillohet në qytetin ku ajo dhe prindërit e saj kanë emigruar vite më parë.

“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur Rita Ora, transmeton Top Channel. (r.m.)

Comment

*