Rita Ora: Nëna ime është heroinë për mua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për Kosovën në emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.

“Është një vend i vogël me 2.3 milion banorë në Europën Lindore. Uë jam shpërngulur në Angli kur isha një vjeç. Prindërit e mi nuk flisnin anglisht dhe krijuan një jetë të re për ne”, ka thënë ajo.

Rita ka treguar se në kohën e shpërnguljes në Londër, nëna e saj u diagnostikua me kancer të gjirit, sëmundje të cilën ajo e ka mposhtur.

“Të them të drejtën, ajo është heroinë për mua. Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por tani është mirë. U diagnostikua, pastaj studioi për psikiatri dhe e mësoi anglishten”, ka treguar Rita duke folur për familjen e saj, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*