Dy ditë para lansimit të këngës së re të saj “Bang”, artistja shqiptare me fame botërore Rita Ora, ka publikuar pamje nga xhirimet e vodeoklipit të kësaj kënge.
Në rrjetet sociale ajo ka publikuar një tjetër fragment të shkurtër të klipit, ku tregon më shumë për përmbajtjen e këtij projekti.
Siç është vënë re, ylli shqiptar në pjesën e publikuar shfaqet me këpucët me flamurin kuq e zi. Ky është një tjetër detaj i këngës, në të cilën përfshihen gjërat me motive kombëtare shqiptare.
“Dy ditë nga lansimi i Bang”, ka shkruar Rita në Instragram.
Për veshjet tradicionale shqiptare të Ritës në video klip është përkujdesur kreatori i njohur Kosovar Valdrin Sahiti.
Rita Ora e ka realizuar këtë projekt në bashkëpunim me artistët: David Guetta, Gunna dhe Khea.
(r.m.)