Rita promovon produktin e ri të Coca-Colas

Londër, 7 korrik 2016 – Pas ahengut të revistës “GQ” dhe “Warner Bros”, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, e ka hapur zyrtarisht barin e Coca Colas në Londër.

E veshur me të kuqe të koleksionit të modës vjeshtë – dimër 2016 të stilistit Antonio Berardi, krijuesja e hitit “Shine Ya Light” e ka promovuar produktin e ri Coca-Cola Zero Sugar Taste Lounge.

Këngëtarja kishte të veshur një xhaketë të kuqe të cilat i kishte kombinuar me çizmet e zeza. Përveç promovimit të Coca-Colas, ajo u përkujdes që të tregojë linjat e saj seksi.

Javën e kaluar Rita Ora ishte hospitalizuar shkaku i lodhjes nga orari i ngjeshur dhe gjykimit kundër hajdutëve që e kishin plaçkitur shtëpinë e saj, transmeton Koha.net. (r.m.)

Rita Ora_Coca Cola 2 Rita Ora_Coca Cola 3 Rita Ora_Coca Cola 4

Comment

*