Rizaj: K.Ballkanik u mbyll me sukses për gladiatorët shqiptarë të MMA-së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, efektivi “Komando” i ushtrisë së Shqipërisë, Arjan Rizaj tha se ishte i nderuar nga përfundimi me sukses i Kampionatit Ballkanik të zhvilluar në Tiranë.

“Nder për mua që përfaqesova vendin tim në pozicionin e Organizatorit te Kampionatit të 5-Ballkanik në 20 tetor ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, për te dytin vit radhazi në Tiranë”-shkruajti Rizaj.

Ai theksoi se organizimi e permbushi qëllimin e tij dhe se sportistët tanë bën një parqitje të mire.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të sinqertë për kryetarin Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, Presidentit Te Federates Ballkanit, Stanislav Nedkov, Perparim Sulkaj nga “German Hospital”, Durim Nazeraj Sigurimi “Nazeraj”, Policinë e Shtetit, Sajmir Qajalliu te Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, sponsorët dhe dashamiresit që na mbeshteten”-shkruajti Rizaj.

Mandej “Komandoja” Rizaj vijoi duke renditur Bashkim Berisha, Bedri Behadini, Bashkim Mertiri, Bujar Sanxhaku Real A&B, Edmond Tomani, Elton Isufi. Z. Lul Elezi Deluxe Hotel, Ervis Veraj (Artifiko),  Trifon Murataj (ziko), znj Besa “Uji Tepelena”, “Bardhi Sali Elektrik”, “Kuzum Baba” në Vlorë, Altin Strori “EuroGraphic”, Hotel “Terminal” dhe nga gazeta “Illyria”, Denion Ndrenika mes mediave te tjera Top Chanel, Tvsh Rtshsport , Sport Ekspres, Panorama Sport .Z. Vis Bajraktari. Z. Pano Xhixho, Panorma Sport dhe Gjergj Vyshka.

“Janë të shumtë personat dashamires që dua të falenderoj. Mirenjohes për mbeshtetjen, kontributin dhe ndihmesen e secilit”-tha Rizaj.

Elton Dunisha, djali 17-vjec nga Tropoja qe jeton ne Durres doli Kampion Ballkani ne MMA (Mixed martial arts). Eltoni arriti te mund 3 kundeshtaret e tij me dorezim dy shqiptare dhe nje bullgar i cili eshte Kampion Europe. Eltoni eshte kampion ne sporte te tjera si Wresling Freestyle – judo – Kick boxer – MMA ne Shqiperi.

Comment

*