Robert O’Brien, Këshilltari i Presidentit Trump del pozitiv me koronavirus

Robert O’Brien, Këshilltari Kombëtar për Sigurinë i Presidentit Trump, i cili bashkë me Ambasadorin Grenell do të ndërmjetësonte bisedimet Kosovë-Serbi në Washington, ka dalë pozitiv me koronavirus.
E ka marrë në një festë familjare dhe do të vijojë punën nga distanca ndërkohë që merr mjekim nëse nevojitet. Deri tani simptomat kanë qenë të lehta.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk ka rrezik që Presidenti Donald Trump apo Zëvendësi Mike Pence të jenë infektuar nga Këshilltari O’Brien. Ai është zyrtari më i lartë amerikan që infektohet nga virusi. (r.a.)

Comment

*