Rohan: Serbia e Rusia të pajtohen me faktin se Kosova është e pavarur

Novi Sad, 13 qershor – Diplomati austriak, Albert Rohan, tha se pavarësia e Kosova është fakt i padiskutueshëm dhe se Serbia e Rusia me këtë ralitet duhet të pajtohen.

Në një intervistë, të cilën e transmeton Autonomija.info e Vojvodinës, ai deklaroi se pret që Beogradi e Prishtina të vazhdojnë bisedimet “meqë nuk ka asnjë alternativë tjetër të këtij procesi”, transmeton Koha.net.

Rohan citohet të ketë deklaruar se skenar me më shumë gjasë për normalizimin e marrëdhënieve është ai pa njohjet formale.

Sipas tij, modeli i marrëveshjes midis dy Gjermanive së vitit 1971 do të ishte më i pranueshëm për të dyja palët.

Rohan ka kujtuaqr se sipas kësaj marrëveshjeje Gjermania Perëndimore dhe Gjermania Lindore e njohën njëra tjetrën si shtete sovrane, hapën përfaqësi të përhershme diplomatike të ndërsjella, pa marrëdhënie formale diplomatike në nivel ambasadorësh. Kjo marrëeshgja ua hapi dyert vendeve të tjera për njohjen e dy vendeve, ndërsa më 1973 u bënë anëtare të OKB-së.

Rohan ka theksuar se në procesin e negociatave midis Beogradit e Prishtinës më së shumti janë shfaqur pengesa rreth krijimit të Ascociacionit (Bashkësisë) së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, por, siç citohet të ketë thënë ai “Bashkësia nuk do të jetë diçka e veçantë”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sikur harron faktin se Plani i Ahtisarit është ndërtuar në bazë të kompromisit. Kosova fitoi pavarësinë, kurse Serbia zgjidhje që duhej të siguronte ekzistencën e komunitetit serb në Kosovë. Në asnjë vend tjetër nuk ka aq të drejta për pakicat si në Kosovë. Qëllimi i tyre është të mbrojë pakicën serbe. Po ashtu Kisha Ortodokse Serbe gëzon priviledhe dhe imunitet në zonat e mbrojtura rreth lokacioneve më të mëdha fetare. Kosova ka bërë koncesione të mëdha duke pranuar Planin e Ahtisaritr, Serbia deri tash nuk ka bërë kuirrfarë koncesionesh”, është shprehur Rohan, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*