Romani “Kukulla” nga Ismail Kadare u përkthye edhe në gjuhën maqedonase

Dje në Panairin e Librit në Shkup është prezantuar romani “Kukulla” me nëntitull “Portreti i nënës time” nga autori më i shquar shqiptar dhe një nga shkrimtarët e lartë evropian, Ismail Kadare, transmeton Portalb.mk.

Këtë vepër me autobiografi nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase e ka përkthyer Alida Muça.

Në romanin e publikuar në vitin 2015, së pari në gjuhën shqipe, ndërsa dy vite më vonë edhe në gjuhën franceze ai përshkruan vendlindjen e tij dhe hollësisht figurën e nënës së tij, të cilën kurrë nuk kishte mundur ta kuptonte plotësisht. Mundohet të zbulojë pse i ishte dukur si kukull. Romani rrëfen jetën e saj prej ditës së martesës, kur shkon si nuse në shtëpinë e madhe të Kadarenjve, e deri në ditën e vdekjes.

Romani “Kukulla” është publikuar në gjuhën frënge, italiane, spanjolle, kroate, romake, ndërsa tani edhe në gjuhën maqedonase. Letërsia kritike këtë vepër e vlerëson me notat më të larta që është një nga veprat më të rëndësishme të Kadaresë. (L.B.)

Comment

*