Romë e Rrymë

Astrit Lulushi


Fjalët janë vetëm emra për gjërat që ekzistojnë pavarësisht nga fjalët. Ky është kuptimi i sipërfaqshëm që njerëzit i japin fjalës, thotë Saussure. Sepse në thellësi, shumica e fjalëve u referohen emrave që janë koncepte abstrakte.

Emri Romë, pêr shembull, besohet se ka ardhur nga themeluesi i qytetit dhe mbreti i parë, Romulus. Megjithatë, ka mundësi që emri Romulus të rrjedhë nga vetë Roma. Po Roma nga erdhi? Që në shekullin e 4, ka pasur teori teori alternative. Disa hipoteza janë avancuar duke u përqendruar në rrënjët gjuhësore të cilat megjithatë mbeten të pasigurta:
* nga Rumoni ose Rumeni, emri arkaik i lumit Tiber, i cili nga ana tjetër, ka të njëjtin rrënjë si greqishtja “rho” dhe të dyja mund të shpjegohen me shqipen “rrymë” e “rrjedhë”.
* nga fjala etruske “ruma” (shq. “rrufisje”), me referencë të mundshme për ulkonjën nga kanë thithur binjakët Romulus dhe Remus, ose për formën e kodrave Palatine dhe Aventine;
* nga një greqishte e vjetër “rhomë”, që do të thotë rrënim, rrëmim, shkatërrim.

Historitë e traditës që vijnnë nga romakët e lashtë shpjegojnë origjinën më të hershme të qytetit të tyre në kuptim të legjendës dhe mitit. Më i njohuri nga këto mite është historia e Romulus dhe Remus, binjakët që u mikluan nga një ulkonjë. Ata vendosën të ndërtonin një qytet, por pas një grindjeje, Romuli vrau vëllanë dhe qyteti mori emrin e tij. Sipas analistëve romakë, kjo ndodhi më 21 prill 753 pes. Por që legjenda të pajtohej me një traditë të dyfishtë – sipas së cilës Aenias i refugjatëve të Trojës gjeti strehim në Itali dhe nëpërmjet djalit të tij Iulus, krijoi dinastinë Julio-Claudian – poeti romak Virgil, krijoi Aeneidën, në shekullin e parë pes.

One Response to “Romë e Rrymë”

Read below or add a comment...

  1. Bashkim Paçuku says:

    Bashkim Paçuku: Përgëzimet e mia Astrit.

    ZBËRTHIMI I EMRAVE ANTIK BËHET VETËM ME GJUHËN SHQIPE

    Meqë ky fenomen etimologjik më ka preokupuar që në fëmijërinë time të hershme, kam arrijtur të kuptoj se:
    zbërthimi i emrit Aleksandër bëhet vetëm me gjuhën tonë, shqipen, si më poshtë:

    ZBËRTHIMI FONETIK

    “A” = në gegënishte shkurt për foljen me qenë ne kohën e tashme
    Asht’= Është, në shqipen e sotme letrare.
    Për shembull: A shku djali… ose edhe zavendësohet me përemrin pronor në kohën e tashme të kryer, veta e tretë = “Ka”. Shembull: Ka shku djali…

    “Le” = në gegënishte = Lind = Lindur, në shqipen letrare.

    “ex” = parafjalë e greqishtes së vjetër që Romakët e përvehtësuan ashtu siç është në greqishte. Në shqip ka kuptimin e parafjalës “me” ose “prej”.
    Shembull: Urdhëri ka ardhur ex-katedra (prej selisë së shenjtë), pra duhet zbatuar…

    Andër = Andër gegënisht = Ëndër, në shqipen letrare.

    A-le-ex-andër = Alexandër (Për t’u mos u përsëritur dy herë zanorja “e”, ato shkrihen në nji “e” dhe fitohet Alexandër). Kështu fonetikisht fiton lehtësinë për t’u shqiptuar, duke mos ndryshuar kuptimin sublim që emri përmban.

    ME SHQIPEN KUPTIMPLOTE:
    Alexandër = A-le-ex-ander = A-le-me-andër = (A-le-m’-andër); Ka-le-me-andër) = Pra në shqip tingëllon = Alemandër; (“Asht lindur me andër” ose “Ka lindur me andër”); (“Asht lindur prej andre” ose “Ka lendur prej andre”). Prandaj sot shkurt i themi Le+ka = Leka i math (i madh); Le+ka = Ka+le = Ka+lindur.
    Leka i Mathedonisë (Madhe+don+isë) = Mathe-ton-isë (i vendit ton të math) ose (i vendit që e don të madh). Mathedonia = Vendi i jonë i math/madh.
    I MATH/MADH; E MATHE/MADHE
    Sot e sot në të folmen dibrane mbiemri në njejës i gjinisë mashkullore shqiptohet me “th”, i math, kurse në njejës të gjinisë femërore me “dh”, e madhe. Në kohrat e lashta siç shifet, edhe në njejës të gjinisë femrore është shqiptuar me “th”, pra “Mathe+ton+ia/don+ia = Mathetonia = Madhedonia = Vendi ton i math/madh = në të folmen dibrane arkaike dhe të sotme, pronori në vetën e parë shumës shqiptohet me”ton” (ton/tonë = jon/jonë) = yn/ynë = yn/yni.

    Emri LEKA:
    Pra edhe forma e shkurtër në shqip e emrit Aleksandër përbëhet
    nga fjala Le+ka (“ka”- forma e gegënishtes me përemrin pronor në kohën e tashme të kryer, veta e tretë). Nga ky kuptim është emëruar edhe monedha shqiptare, “Lek” (emër në njejës i paskajuar/pashquar),
    “Leku” (njejës i skajuar/shquar).

    Pra:
    Mathoton/Methedon = njejës gjinia mashkullore =(Vendi ton i math/madh; Mathetonia/Methedonia = njejës gjinia femrore = Troja ton e mathe/madhe.
    Edhe në këtë rast shëndrimi fonetik I diftongut “th” në “dh” bëhet për të fitouar lehtësinë për t’u shqiptuar, duke moas ndryshuar kuptimin sublim që emri përmban.

    Nuk është befasi për nji andër/ëndër prindërore që djali si pasardhës i tyre të trashigojë mbretërinë.

    KALI I ALEKSAANDRIT KA EMËR SHQIP:

    Kali i Aleksandrit – BUCEPHALUS i shkruar në anglisht = BUCE+PHAL=US;

    BUCE=BUKË; PHAL=FAL; US=ËS; Prapashtesa latine US= me prapashtesën shqip ËS; BUKËFALUS=BUKËFALËS. Pra e ka patur emrin Bukefalus = Bukefalës sepse prejardhja e tij ka qënë nga krahina e quajtur në atë kohë Bukefalia që
    sot njhet si Thesalia. Krahinë kjo e njohur në antikitet për kuajt e racës së dalluar. Pra edhe emri i kalit dhe i krahinës mund të zbërthehen vetëm me shqipen.

    SHËNIM HISTORIK Poashtu thuhet se: Aleksandri organizoi ceremoni madhështore ushtarake për varrimin e kalit të tij Bukëfalës dhe, në përkujtim ndërtoi një qytezë të vogël rreth varrit të tij duke i dhëne qytezës emërimin sipas kalit të tij, Bukëfalia.

    BUKËFALIA:

    Bukefalus = Buke+fal+us (prapashtesa latinisht us = ës në shqip) = Bukë+fal+ës = Bukëfalës sipas krahinës Bukefalia = Buke+fal+ia = Bukë+fal+ia = Bukëfalia (Krahinë kjo shumë pjellore, bukëfalëse, që falën bukë, pjellore, e bereqetit. Edhe Thesalia ka kuptimin shqip = Thesal = Thesar = Ambar i bereqetit. Pra “Thesal” me prapashtesën “ia” formon emrin e krahinës Thesal+ia = Thesalia

    Stërgyshërit tane të lashtë kanë patur dhuntinë e përsosur për kategorizime dhe këtë e kanë bë vetëmse në gjuhën e tyre shqip. Pra emrat kryesisht janë kategorizime.
    Kështu bëhet e qartë se gjuha shqipe është gjuha autoktone e zotëruesve të lashtë të këtyre trojeve Ballkanike.

    Të fala nga B o s t o n i,
    Bashkim Paçuku
    http://www.BashkimPacuku.com

Comment

*