Rrënjët e Ferrajve gjithmonë të ngulitura thellë në historinë shqiptare

Nga takimi i Ferrajve në Prishtinë

 

Historia e Ferrajve nuk mund të jetë ndryshe nga historia dhe fatet e vendlindjes tonë Plavë Gucisë.

Kjo foto e pjesëtarëve të familjes Ferraj nga takimi i sotëm ne Prishtinë flet shumë me shume se sa një foto e zakontë.

Ne foto prof Dr Naser Ferri, mr. Arben Ferri dhe, Ismet Shabaj-viq nga New York gjegjësisht Plava.

Familja legjendare Ferraj dhe Shabaj të Plavë Gucisë janë pjesëtar të një trualli familjar, por rrethanat e kohës presionet, përndjekjet, torturat, vrasjet dhe likvidimet malaziase dhe agjenturave sllave që nga fillimi i viteve 1912 bënë të veten që pjesëtaret e kësaj familje të shpërndahen në shumë vende të botës. Por thënia e mirënjohur se “lumi gjithnjë do kthehet ne shtratin e vetë” është shume kuptimplote dhe me vlere te veçanet edhe nga ky takim i sotëm i Ferrajve ne Prishtine.

Ismet Shabaj jeton ne NY dhe është aktivist i dalluar për çështjen kombëtare shqiptare, edhe pse si thotë Ismeti gjuhën e kemi te vetmen barrierë sepse përndryshe lisit te Ferrajve nuk mund te ja këput e as prek askush rrënjët familjare e as rrënjët e historisë se lavdishme te baballarëve tanë.

Prof Dr Naser Ferri arkeolog, stërnip i Jakup Ferrit, theksoj se sikurse se vepruan Ferrjat e truallit ne Plavë me pushkë dhe rezistencë, Ferrajt e sotëm Plavë Gucisë do ja kthejmë me pendë.

Mr Arben Ferri përndryshe nip i Shemso Ferrit deklaroj se vizioni i Ferrajve është ende prezent ne zemrat e çdo shqiptari të Plave Gucisë si në kohen Shemso Ferrit dhe te te gjithë Ferrajve.

Takimi i tyre është shumë domethënës edhe nga këndvështrimi i gjere duke qenë ne dijeni dhe te vetëdijesohem se plaga e asimilimit për mase një shekull e gjysmë ka bërë të veten, por fal takimeve dhe orientimeve te qarta kombëtare te pasardhëseve te Ferrjave shqiptaria do të bëj të veten edhe në Plave konkuldojnë pjesëtarët e familjes se Jakup Ferrit nga takimi i sotëm i pinjollëve te denje të Ferrajve.

Esad Gjonbalaj

( Fotografuar ne Institutin Albanologjik, Prishtine 20.06.2017 nga e majta, mr. Arben Ferri, ne mes Ismet Shabaj dhe ne te djathtë prof Dr Naser Ferri )

Comment

*