Rrënjët Shqiptare: Thuajini JO armëve kimike nga Siria!

Alb rootsTë dashur bashkëatdhtarë,
Organizata Albanian Roots- Rrënjët Shqiptare, është një orgnizatë e themeluar nga djem dhe vajza të reja shqiptare në New York, me qëllim ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare dhe promivimin e imazhit të Shqipërisë në mbarë arenën ndërkombëtare.
Duke marrë shkasë nga ngjarja e fundit më të cilën po përballet vendi ynë mbi shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, Unë Marko Kepi, si kryetar i kësaj organizate, në përgjigje të shumë mesazheve dhe telefonatave të shumë të rinjëve e të rejave shqiptare në diasporë, por bazuar edhe në indinjimin që ne si organizatë patriotike ndjejmë në lidhje më një cështje kaq serioze, e cila vë në diskutim sigurinë e bashkëatdhetarëve tanë, ndjej përgjegjësinë t`i bëj thirrje qeverisë shqiptare t`i thotë “JO” një propozimi të tillë.
Shqipëria është një shtet i vogël me një sipërfaqe 27,398 m2 dhe renditet një ndër shtetet më të varfra në Europë, e cila njihet kryesisht për klimën dhe turizmin e bukur që ofron dhe jo për fabrika e teknoligji të modernizuar për shkatërrimin e armëve kimike.
Organizata Albanian Roots-Rrënjët Shqiptar, në mbështetje të të gjithë qytetarëve shqiptar i bën thirrje edhe njeherë qeverisë shqiptare të tërhiqet nga negociatat për një vendim që nesër do t’i rëndojë mbi shpatulla e njerëzve të popullit tone, fëmijëve dhe gjeneratave tona të ardhme. Ne duam një Shqipëri të pastër, të gjelbër dhe një vend të sigurt. Ne Rrënjët Shqiptare mbi të gjitha duam Shqipërinë. Ftoj të gjithe shqiptarët kudo që janë t’i bashkohen solidaritetit tone në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet në respekt të jetës dhe vendit tone, Shqipërisë!
Me respekt,
Marko Kepi
President – Albanian Roots- Rrenjet Shqiptare

Comment

*