Rreth 10 mijë të rinj protestuan në Serbi kundër zgjedhjes së Vuçiqit

Beograd, 4 prill 2017 – Rreth 10 mijë qytetarë të Serbisë, kryesisht të rinj, kanë protestuar në Beograd, në Nish, në Novi Sad dhe në Suboticë kundër zgjedhjes së Aleksandar Vuçiqit për president të Serbisë, raporton gazeta beogradase “Blic”.

Protestuesit kanë bohoritur “Ju i keni vjedhur zgjedhjet”, “Dilni jashtë” etj., duke shprehur kështu dyshime në rregullsinë e zgjedhjeve presidenciale.

Protestë ka filluar në Beograd, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të para dhe shpalljes së fitores së Vuçiqit.

Ajo ka vazhduar deri në orët e vona të natës dhe protestuesit, krahas parullave, kanë hedhur edhe vezë në drejtim të ndërtesë së Kuvendit të Serbisë. Ata i kanë demoluar edhe rrethojat e hapësirës së Kuvendit.

Policia është përkujdesur për ruajtjen e rendit, duke shtuar masat e sigurisë rreth kuvendit.

Të hënën, protesta kundër manipulimit me zgjedhjet presidenciale janë mbajtur edhe në Nish, në Novi Sad dhe në Suboticë.

Në rrjetet socile janë shpërndarë fotografi të shumta nga këto protesta dhe mesazhe të shumta solidarizimi me protestuesit. Po ashtu, janë paralajmëruar protesta të reja.

Shumica e medieve elektronike dhe të shkruara në Serbi, sidomos ato që janë me më shumë ndikim, i kanë heshtur plotësisht protestat kundër zgjedhjes së Vuçiqit.

Gazeta ‘Blic” është ndër mediet e rralla serbe që kanë raportuar për protestat dhe kanë publikuar fotografi nga këto protesta. (r.m.) Proteste kunder zgjedhjes se Vuçiqit 1 Proteste kunder zgjedhjes se Vuçiqit 2 Proteste kunder zgjedhjes se Vuçiqit 3

Comment

*