Rreth 16 mijë kosovarë u pajisën me viza pune në Gjermani, për dy vjet

Prishtinë, 27 shkurt 2020 – Instituti GAP ka publikuar një raport për emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në Gjermani, në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Sipas raportit të Institutit GAP, gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, (Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, Bosnje e Hercegovinë) janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204.638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar.

Por, vetëm 40% prej tyre janë pajisur me viza pune, Prej tyre,  24% apo 15,824 kanë qenë për kosovarët.

Raporti ofron edhe të dhëna mbi sektorët dhe profesionet në të cilat shtetasit e Kosovës kanë arritur të sigurojnë viza pune, ku prijnë: ndërtimtaria, hoteleria dhe shërbimet e kujdesit. Profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit. (r.m.)

Comment

*