Rreth 50 të vrarë e 200 të plagosur nga sulmi me armë në koncert në Las Vegas

Të paktën 50 persona mbetën të vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me armë në një koncert muzikor në Las Vegas.

Një person i armatosur, i identifikuar si 64-vjeçari Stephen Paddock, hapi zjarr nga kati i 32-të i Hotelit “Mandalay Bay” drejt turmës së mbledhur në Festivalin e muzikës contry  në një ambjent të hapur.

Policia tha se i dyshuari, që mendohet të jetë banor vendas, u vra më pas nga policia.

Ata thanë se po kërkonin një shok që udhëtonte me 64 vjeçarin si një “person me interes”.

Sherifi, Joe Lombardo, tha se policia besonte se vrasja ishte një sulm i stilit “i vetmuar”, por konfirmoi se po përpiqeshin të gjenin një femër aziatike të quajtur Marilou Danely.

‘Shi plumbash’ mbi turmën në kocertin muzikor

Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 sipas orës lokale kur në një ambient të hapur po mbahej një koncert muzikor ku ishin më shumë se 40 mijë të pranishëm.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se të shtënat kanë vijuar për më shumë se 5 minuta.

Sulmuesi mendohet të ketë qëlluar mbi turmën nga kati i 32-të i një pallati.

Sipas kreut të policisë së Las Vegasit MetroLombardo, oficerët e policisë kanë pasur shkëmbim zjarri me autorin e dyshuar të sulmit , duke e lënë të vdekur po në katin e 32-të të hotelit Mandalay Bay.

Po vazhdojnë hetimet dhe për të dyshuar të tjerë si pjesmarrës të sulmit, ku nga dyshimet e para është përfshihë dhe një grua aziatike.

“Tani për tani ne besojmë se është një autor i vetëm” tha Lombardo.

Emri i tij nuk është bërë ende publik, por besohet se mund të të jetë banor vendas.

Forca të shumta policore kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe janë duke mbajtur gjendjen nën kontroll ndërkohë që u bëhet thirrje njerëzve përqark të qëndrojnë larg zonës së kazinosë.

Në disa video që janë hedhur në rrjete sociale janë filmuar me qindra njerëz teksa mundohen të largohen nga vend i ngjarjes dhe në sfond dëgjohen dhe disa zhurma që ngjasojnë me të shtëna automatiku. Paniku dhe frika ka mbërthyer njerëzit perreth.

 

Qindra njerëz u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që zhurma e breshërive të automatikut dëgjohet lehtësisht në videot e postuara në mediat sociale.

Disa fluturime janë shmangur nga aeroporti i Las Vegas McCarran.

Comment

*