Rreth bashkimeve familjare (Bashkimi me bashëshortin amerikan)

Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both për ju:

 

Letër nga një lexuese e rubrikës sonë:

Unë jam e martuar me shtetas amerikan. Bashkëshorti im banon në  SHBA. Në muajin gusht ne dorëzuam në Emigracion  certefikatën e martesës dhe të gjitha dokumentat e kërkuara. Mirëpo nuk kemi marrë asnjë lajm nga Emigracioni që atëhere. Sa kohë merr që Qëndra e vizave të shqyrtojë dokumentat tona?

 Do dëshiroja të theksoja që burri im ka pasaportë amerikane dhe mbi këtë bazë bëmë kërkesën për bashkim familjar ne SHBA. Sa zgjatë  shkon  i gjithë procesi? Kur duhet të dërgoj dokumentat shtesë?

Ju falenderoj dhe uroj festat e fundvitit!

Anonim

Përgjigje:

Pasi Shërbimi i Emigracionit i SHBA të shikojë dhe gjykojë rastin tuaj do ta dërgojë dosjen tuaj tek NVC(Qëndra Kombëtare e Vizave). Parashikimet për rastet në proces (që nga 30 shtatori 2017) vijojnë si më poshtë:

• Qendra e Shërbimit Vermont – 1 Maj 2018.

• Qendra e Shërbimit të Nebraskës – 14 janar 2018

• Qendra e Shërbimit të Teksasit – 1 Maj 2018

Bazuar në këto vlerësime, dokumentacioni juaj duhet të dërgohet në Qendren e vizave(NVC) afersisht 5 ose 6 muaj pasi bashkëshorti juaj ka aplikuar. Unë shpresoj që ju duhet të merrni njoftim në janar apo shkurt 2018. Për fat të keq, këto parashikime rrallë janë të sakta dhe është e zakonshme të prisni më gjatë.

Bashkëshorti juaj e ka  filluar procesin duke  plotësuar formularin  I-130(Petition for Alien Relative). Ky formular përcakton marrëdhënien familjare midis jush dhe bashkëshortit tuaj. Formular I-130 është vetëm hapi i parë i procesit . Kur kërkesa aprovohet, ju klasifikoheni për vizë  pa kohë pritje. Nuk ka periudhë pritje për të anëtarët më të afërt të familjes së shtetasit amerikan.

Pasi Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane bën aprovimin e aplikimit e dërgon atë tek NVC-së(Qendra e vizave). NVC cakton një numër për rastin tuaj(case number). NVC do të fillojë procesin e rastit tuaj pasi u ka dërguar udhëzimet përkatëse juve dhe bashkëshortit tuaj, për tarifat e duhura. Pasi të bëhet pagesa, NVC do t’i kërkojë aplikantit të dorëzojë dokumentet e domosdoshme të vizës për emigrantin, duke përfshirë këtu edhe Affidavit of Support. (mbështetjen financiare) për emigrantin që i bashkohet familjes së tij, në këtë rast për ju. Çdo person që emigron në bazë të kërkesës të një të afërmi duhet të ketë një sponsor financiar. Bashkëshorti juaj e bën këtë duke paraqitur formularin I-864,( Affidavit of Support). Të ardhurat e tij duhet të jenë të barabarta ose të tejkalojnë 125 përqind të nivelit federal të varfërisë në bazë  të madhësisë së familjes, duke përfshirë personat e varur, çdo emigrant tjetër që ai ka sponsorizuar në të kaluarën dhe ju. Duke supozuar se bashkëshorti juaj nuk ka vartës të tjerë , madhësia e familjes suaj do të jetë dy (2). Ky numër përfshin ju dhe burrin tuaj. Kërkesa minimale e të ardhurave (125% e vijës së varfërisë) për një familje prej dy vetash është 20,300 $ (shih 2017 Udhëzimet e Varfërisë -Formulari I-864P). Nëse ai nuk  fiton mjaftueshëm për të arritur kërkesën minimale të të ardhurave, atëhere duhet të jetë në gjendje të plotësojë kërkesën për të ardhura duke vërtetuar se ka pasuri të tjera. Për t’u kualifikuar,  vlera e përgjithshme e  tyre duhet të jetë e barabartë me pesë herë më shumë se diferenca midis të ardhurave totale familjare të sponsorit dhe udhëzimeve aktuale të varfërisë federale për madhësinë e familjes. Nëse burri juaj ende nuk kualifikohet, atëherë kërkohet një sponsor i dytë  i përbashkët dhe  një deklaratë tjetër financiare . Sponsorët e përbashkët duhet të jenë rezidentë permanentë ose shtetas amerikanë mbi moshën 18 vjeç dhe që jetojnë në SHBA. Një sponsor i përbashkët nuk është e thënë të ketë lidhje gjaku   me familjen.

Ju dhe burri juaj gjithashtu duhet të dorëzoni edhe dokumentet të tjera. Sapo NVC të përcaktojë se dosja  juaj është e plotë,e  do të planifikojë intervistën tuaj për marrjen e  vizës.  NVC e dërgon dosjen në Ambasadën e SHBA në vendin ku banoni ju. Ju dhe bashkëshorti juaj do të merrni e-mail ose letra në  adresën tuaj, (në mungesë të postës elektronike), që përmban datën dhe kohën e intervistës së vizës së bashku me udhëzimet, duke përfshirë edhe ato për ekzaminimin mjekësor.

Zyrtari konsullor do t’u intervistojë ju dhe do të përcaktojë nëse ju keni të drejtë të pajiseni me  vizë emigrimi në përputhje me ligjin e emigracionit të SHBA. Zyrtari konsullor do t’ju japë pasaportën që përmban vizën e emigrantit dhe një pako të mbyllur që përmban dokumentat tuaja.

Ju duhet të hyni në SHBA para datës së skadimit të vizës. Ju gjithashtu duhet të bëni pagesën për vizën e emmigrantit përpara se të udhëtoni për në SHBA. Emigracioni(USCIS ) nuk do t’u lëshojë kartën e  rezidentes të përhershme (Green Card) derisa të paguhet tarifa.

Faleminderit shumë për urimet tuaja për festën. Shpresojmë që të gjithë lexuesit tanë të kenë një sezon të lumtur të festave.

 

Të interesuarit gjithashtu mund të marrin informacion shtesë nga faqja e internetit e Shteteve të Bashkuara të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) në www.uscis.gov ose në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara (DOS) në www.travel.state.gov/

 

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe të fuqizojmë emigrantët me informacion që të kërkojnë ndihmë të tyre. Ne inkurajojmë komentet dhe pyetjet tuaja. Ju falënderojmë për pyetjet tuaja të vazhdueshme . Ne do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë prej tyre në të ardhmen. I presim pyetjet tuaja në adresën tonë e-mail [email protected]

Comment

*