Rreth flamurit të përbashkuar…

Shqiptarët e ngritën flamurin në sheshin e bashkise së Filadelfias

 

Nga Sadik Elshani

Sot, me 26 nentor, 2019 shqiptaret ne Filadelfia (Philadelphia) per te teten here e ngriten flamurin Kuq e Zi ne sheshin e bashkise se qytetit – kete radhe ne gjysme shtize. Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme dhe shume e gezuar per bashkesine shqiptaro – amerikane te Filadelfias. Ne sheshin e bashkise jehon kenga dhe vallja shqiptare, sheh vetem fytyra te qeshura, por sot atmosfera ishte shume hijerande, seriooze, sepse vetem disa ore me pare Shqiperia jone e dashur ishte goditur nga nje termet shume i fuqishem qe shkaktoi edhe vdekjen e 24 bashkekombesve tane. Meqenese ne bashkepunim me institucionet perkatese te qytetit te Filadelfias data e ceremonise se ngritjes se flamurit ishte caktuar nje vit me pare dhe nuk mund ta shtynim per ndonje dite tjeter, atehere vendosem qe ceremonia te vazhdoje, por kete radhe pak me ndryshe se herave te tjera.

Prandaj, ne rrethana te tilla shume serioze per Shqiperine dhe gjithe kombin tone ne nuk mund te festonim, por mund ta ngrenim flamurin tone. Ne raste te gezueshme dhe ne raste te veshtira si sot, shqiptaret mblidhen rreth flamurit te perbashkuar, ashtu siç na therret edhe Himni yne Kombetar. Edhe ketu ne Filadelfia ne kete ceremoni hijerande shqiptaret u mblodhen rreth flamurit te perbashkuar dhe u zotuan se do ta ndihmojne Shqiperine ne keto çaste te veshtira. Qe aty filloi edhe fushata per mbledhjen e fondeve monetare.

Ceremonine e hapi z. Sadik Elshani, anetar i kryesise dhe ish kryetar i shoqates “Bijte e Shqipes”, i cili i pershendeti te pranishmit, duke e shprehur pikellimin per ngjarjen tragjike qe e ka goditur Shqiperine dhe i njoftoi te pranishmit per ndryshimet ne ecurine e ceremonise se ngritjes se flamurit. Pastaj ai i ftoi te gjithe te pranishmit qe te mbanin nje minute heshtje ne nderim te viktimave te termetit te sotem. Per te ngritur flamurin ishte caktuar zoti Banjamin Risilia, veprimtar i vjeter i bashkesise shqiptaro – amerikane ne Filadelfia. Pas kendimit te himneve kombetare te ShBA-ve dhe atij te Shqiperise, fjalen e rastit e mbajti z. Bujar Gjoka, kryetar i shoqates “Bijte e Shqipes”, i cili qe ne fillim e shprehu dhimbjen per viktimat dhe tragjedine qe e ka goditur Shqiperine. “Sot cerermonine e ngritjes se flamurit nuk do ta bejme si heret tjera, pasi siç jeni njoftuar, ne oret e para te mengjesit atdheu yne u godit nga lekundje te forta termeti e si pasoje deri me tani kemi14 viktima, rreth 300 te plagosur dhe shume deme materiale… Ne kooperim me personelin e bashkise kemi vendosur qe ne nder te viktimave flamuri yne kombetar te ngrihet ne gjysme shtize (half-staff). Qe sot ne do te fillojme fushaten per ngritjen e fondeve financiare dhe materiale per te ndihmuar sado pak familjet e demtuare”, u shperh z. Gjoka. Pastaj ai foli per rendesine e 28 Nentorit, kesaj Dite te Madhe, Dite te Shenjte, dites me te shenuar ne historine e lavdishme shumeshekullore te popullit tone. Ne vazhdim ai foli edhe per miqesine ne mes te ShBA-ve dhe Shqiperis, dashurine e shqiptareve per Ameriken. Gjithashtu ai e theksoi edhe rolin e shqiptareve, te cilet me talentin dhe punen e tyre ne te gjitha fushat e jetes jane duke e dhene ndihmesen e tyre per zhvillimin e Filadelfias dhe gjithe Amerikes.

Ne emer te kryebashkiakut (Mayor) te Filadelfias, Jim Kenney, pershendeti zonja Sheila Hess, Perfaqesuese e Qytetit te Filadelfias. Edhe zonja Hess qe ne fillim te fjales se saj e shprehu pikellimin e saj per tragjedine qe e ka goditur Shqiperine dhe u shprehu ngushellimet e saja gjithe te pranishmeve, Shqiperise dhe gjithe shqiptareve. Pas mbarimit te fjales se saj zonja Hess i dorezoi kryetarit Bujar Gjoka Proklamaten me te cilen kryebashkiaku Kenney e shpallte diten e marte, 26 nentor, 2019 si diten per te respektuar Diten e Pavaresise se Shqiperise. Ne emer te Zyres per Çeshtje te Emigranteve pershendeti drejtoresha e kesaj zyreje, zonjusha Amy Eusebio.

Edhe ne çaste te gezueshme edhe ne dite te veshtira gjithmone do te brohorasim: Rrofte 28 Nentori, Dita e Flamurit, Dita e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise! Rrofte Shqiperia.

Keshtu ndodhi edhe sot ne Filadelfia. Amerikanet per raste te tilla e perdorin fjalen, “bittersweet” (e embla e hidhur), nje ndjenje e perzierjes se gezimit dhe hidherimit.

Filadelfia, 26 nentor, 2019

 

(Autori eshte anetar i kryesise dhe ish kryetar i shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia.)

Comment

*