Rrezart Cungu nga Ulqini, i ftuar në Shtëpinë e Bardhë – në Ditën e Sportistëve të Rinj

Nga Beqir Sina

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, javën e fundit të muajit maj, mbajti takimin: “Youth Sports Day At White House – Dita e Sportistve të rinjë në Shtëpinë e Bardhë”.
Pas takimit Presidenti Trump u bashkua me sportistët e rinj në pistat që përfshinin futbollin amerikan e europian, bejzbollin, golfin, tenisin e sporte të tjera.
Në mesin e sportistëve të përzgjedhur fati e solli të ishte edhe tenisti i ri shqiptar nga Ulqini – Mali i Zi, Rrezart Cungu, ndoshta studenti i parë shqiptar që u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe bëri një fotografi e cila padyshim që do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës së tij .
Rrezarti 19-vjeçar është djali i politikanit të njohur shqiptar në Mal të Zi, Nazif Cungu.
Nga 1 janari 2018, ai është pjesë e Wake Forest University – Winston Salem, ne North Caroline – USA, si student dhe si sportist i ketij Universiteti…
Kurse, shtypi amerikan, thotë se Administrata e e Presidentit Trump, dëshiron të ndryshojë prirjen e rënies së pjesëmarrjes në aktivitetet sportive, të fëmijve dhe të bëjë sportet e rinisë më të aksesueshme për studentët që ekonomikisht janë të pafavorizuar.
Shtëpia e Bardhë po promovon qëllimet e Këshillit të Presidentit për Sportin, Fitness dhe Ushqyerjen dhe do të mbajë një ditë sportive me fëmijët amerikan, në Rose Garden.
Trump, i cili ka luajtur vetë sport në shkollën e mesme dhe është një lojtar golfi konkurrues, ka kërkuar të punojë me grupet në sektorin publik dhe privat për të adresuar pjesëmarrjen në rënie në sportet rinore, të fëmijve amerikan.
Ivanka Trump, vajza e presidentit dhe këshilltari i lartë,i i tij për sportin, vuri në dukje se Instituti Aspen në një sondazh për këtë qëllim gjeti se 37 për qind e fëmijëve luanin rregullisht në ekip në 2016, nga rreth 45 për qind në vitin 2008.
Ajo u tha gazetarëve në një konferencë përpara ngjarjes se pjesëmarrja e sportit mbetet në mënyrë joproporcionale mes vajzave të reja dhe fëmijëve që jetojnë në zona me probleme ekonomike.
“Shumë shkolla të mesme kanë politika “të paguajnë për të luajtur”, duke kërkuar që studentët të paguajnë një tarifë për t’u bashkuar me një ekip sportiv në shkollë, duke e bërë të vështirë për familjet të përballojnë sportet e shkollës” tha ajo.
“Ne duhet të prishim barrierat për pjesëmarrjen e sporteve rinore dhe të fuqizojmë çdo fëmijë për të arritur potencialin e tij të plotë përmes sportit dhe lojës”, tha Ivanka Trump. Ajo tha se deri në kohën kur vajzat arrijnë moshën 14 vjeçare, ato braktisin sportet në dy herë më shumë se djemtë.
Administrata e Trump planifikon të krijojë një strategji kombëtare për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve e të rejave në sport dhe të vendosë skemën për një seri ngjarjesh që do të kulmojnë rreth Olimpiadës Verore 2020, thotë Shtëpia e Bardhë.

Comment

*