Rrezikohet përballje e re Shqipëri-Serbi nëse UEFA nuk e parandalon në short

Shorti që i përket Ligës së Kombeve, një veprimtari e re kontinentale do të hidhet nga UEFA mesditën e së mërkurës në Gjenevë të Zvicrës për formatin e saj

Denion Ndrenika

Shqipëria dhe Serbia mund të përballen përsëri në një ndeshje futbollistike nëse shorti (ekipori hidhet në 24 janar 2018) i vendos bashkarisht në një të njejtin grup.

Shorti që i përket Ligës së Kombeve, një veprimtari e re kontinentale do të hidhet nga UEFA për formaton e saj mesditën e së mërkurës në Gjenevë të Zvicrës.

Federata europiane, UEFA nuk ka thënë nëse i është kërkuar nga Shqipëria apo Serbia që të mos përballen veçanërisht pas kujtesës së dhunës masive serbe, përfshi tifozët, lojtarët dhe personel sigurie kundër Kombëtares së Shqiptarëve në stadiumin “Partizani” të Beogradit në 14 tetor 2014.

Atëbotë gjyqtari anglez Martin Atkinson e ndali lojën për herë të tretë dhe të fundit në minutën e 42-të pas mjedisit armiqësor serb, çarjes së një porte të stadiumit, goditjes së shqiptarëve me objekte të fortë, përfshi fishkzjarre.

Ndonëse ende ajo lojë është me kujtesë dhune dhe koresh raciste nga serbët kundër shqiptarëve, UEFA vendosi në të njejtin grup në sezonin në vazhdim 2017-2018 të Ligës së Europës skuadrat Skënderbeu të Korçës dhe Partizani të Beogradit.

Për Ligën e Kombeve, UEFA i ka ndarë 55 shtetet në katër grupe, përkatësisht në “A” dhe “B” me nga 12 skuadra, “C” me 14 dhe “D” me 16.

Në grupin “C”, Shqipëria është sipas koeficientit deri tani në vendin e dytë (vlerësimi përfundimtar bëhet në tetor 2017 sipas renditjes së UEFA-s) pas Sllovenisë dhe më pas janë Mali i Zi, Serbia, Skocia, Republika Çeke, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qiproja, Finlanda, Estonia dhe Azerbajxhani.

Formula ende është disi e pakuptueshme për shkak të qenies veprimtari e re, propozim i miratuar nga UEFA kur drejtohej nga ish-presidenti i përjashtuar për korrupsion Mishel Platini.

Ndarja e grupeve në nëngrupe me nga 4 skuadra mundëson kualifikimin e secilit prej fituesve për në fazën e fundme të kampionatit europian “Euro 2010”.

Në Ligën e Kombeve që fillon në vjeshtë 2018 pas Kampionatit Botëror të Rusisë, parashihet një raund final për të fituar trofeun në qershor 2019 dhe më herët sistemi kategorizues për rënien dhe ngritjen në grupet “A”, “B”, “C” dhe “D”.

Comment

*