Rrjeti social Tuitër përjashton përgjithmonë Presidentin Trump

Me anë të një vendimi që do të sjellë padyshim debate politike, rrjeti social Tuitër ka përjashtuar përgjithmonë Presidentin Donald Trump duke ia mbyllur llogarinë e tij të preferuar në internet @realdonaldtrump.
Përjashtimi përfundimtar vjen vetëm dy ditë pas bllokimit të përkohshëm, ditën e protestive të dhunshme në Washington DC. Ai u rikthye pasi pranoi të fshinte tre mesazhe që i kishte kërkuar kompania Tuitër.
Mbështetësit e tij e quajnë këtë masë të kompanisë si shkelje të lirisë së fjalës, por Tuitër ka thënë se masa vjen pas shkeljeve të përsëritura të rregullave të sigurisë dhe etikës civile që ka caktuar kompania. (Illyria)

Comment

*