Rruga e mundimshme deri në medalje e Romela Begës

Romela Begaj arriti të shkruajë një faqe të re të historisë së peshëngritjes shqiptare me medaljen e marrë në Botërorin e Amerikës.

Pas një periudhe të gjatë dëmtimesh dhe mungese në rezultatet e larta, Romela ishte e vetmja që mbajti lart flamurin shqiptar në këtë kampionat. Në një intervitë për Top Channel, ajo tregon emocionet e garës.

“Kam pasur vështirësi të mëdha dhe ia arrita. Gara për mua ishte shumë e kënaqshme. Gara gjithmonë ka të papritura, por unë në fund ia dola. Unë u ktheva aty ku kam qenë, por maksimumi im nuk ishte aq”, tha Begaj në një intervistë telefonike nga Athina.

Në tentativën e fundit, peshëngritësja shqiptare Begaj jo vetëm që nuk mundi të ngrejë shtangën, por edhe u dëmtua.

“Kam bërë një skaner dhe kam një dëmtim në shpatull. Dëmtimi nuk është i lehtë, por shpresoj që të rikthehem këtu për një kurim më të specializuar”, deklaroi Begaj.

Një arritje kaq të madhe Romela Begaj, përveç vendit të saj dhe familjes, ka dhe një person të veçantë që ia dedikon: bashkëshorti dhe trajneri i saj Gazmend Akcani: “Dedikim special për trajnerin tim Gazmend Akcani dhe familjen time”.

  Top Channel

Comment

*