Rrugëtimi dystopian i ligjit elektoral shqiptar

Altin Zaloshnja

Rruga është e gjatë, pyjeve enden kaçakë, hajdutë, bisha të egra…

 

Nga Altin Zaloshnja

Në krye të çdo katër vjetëve Teatri i Absurdit me reformën elektorale në Shqipëri, i përngjan një shfaqjeje pa shije të cilën populli detyrohet ta shikojë me zor dhe pa u pyetur, dubluar me zërin e disa figurantëve tejet të dëmshëm, në Këshilla Politike ku serviret verbërisht butaforia e porositur nga shefat e tyre.

Ne kete produksion te keq qe cdo here reklamohet si gjetje e re, nderkohe qe ka te njejtin skenar te lodhur e paturpesisht te plagjarizuar, mbrapa perdes luajne dy-tre aktore te konsumuar me mandatin e liderit, pikerisht ata te cilet ndihmuan qe “show” i heres se fundit te deshtonte plotesisht.

Personazhe pertej tragjikes e komikes, ata ne vetvete jane arsyeja e krijimit dhe ekzistimit te kesaj rrokupuje, nderkohe qe rreken te tregojne se kulari periodik i shtrenguar fort cdo kater vjet prej tyre ne gryken e vullnetit te popullit, nuk eshte gje tjeter por vecse menyra me e mire dhe e vetme, sesi mund te lodrohet ne kete lloj skene.

Ne anen tjeter te kesaj plateje fatkeqesisht gjendet populli, i derrmuar nga hallet e nje perditshmerije te pashprese ngjyre gri, ndertuar dhe stimuluar prej ketyre karaktereve groteske, qe nuk dine te ndalen ne turravrapin e tyre per ta bere sa me te shemtuar realitetin.

Me tinezine dhe paturpesine qe karakterizon kete soj politikanesh, ata duket qe jane te bindur qe shoqeria shqiptare nuk ka kapacitetin e mjaftueshem per ti kuptuar skemat e tyre te nendheshme, dhe nuk gjen force qe te reagoje per tu perballur me to.

E vetmja gje qe potencialisht mund ti shqetesoje (nganjeher’ vaktit), eshte presioni i faktoreve jashte fuqise se tyre kontrolluese, ndonese te rregjur sic jane ne praktikat ekstensive te mashtrimit, shpesh’here arrijne te humbin gjurmet dhe te corientojne ata qe me ose pa dashje, kane marre persiper te jene garancia e nje procesi zgjedhor, fatkeqesisht te destinuar per te deshtuar qe nga fillimi.

Vendosmeria diabolike per te refuzuar dhe mosaprovuar nje ligj elektoral te drejte e te ndershem, tentimi permanent per ta uzurpuar dhe manipuluar ate, justifikimi pa turp se “edhe kete radhe nuk kishim kohe ta benim” nuk jane tjeter vecse kurthet qe ata i ngrene atdheut ne cdo mundesi qe u jepet duke shtuar kontributin e tyre personal ne listen e gjate te pengesave qe ky popull tradicionalisht ka perjetuar ne histori.

Kjo nuk eshte as hera e pare dhe as e vetme qe keta njerez dhe forcat politike qe ata perfaqesojne kane komplotuar se bashku, duke qene keshtu arsyeja kryesore qe ky tranzicion i lodhur, vazhdon te zgjatoje pambarimisht.

Ne Prill te vitit 2008, brenda nje nate Sali Berisha dhe Edi Rama, asokohe kreret perkates te partive te tyre (“de facto” edhe sot), ne makuterine per pushtet u dakortesuan per nje ligj elektoral qe institucionalizoi grabitjen, duke germuar akoma me thelle ne gropen e demit katastrofik qe po i behej demokracise edhe ashtu jo-funksionale shqiptare.

Qe te jemi te qarte, historikisht menyrat dhe metodat e zgjedhjeve ne kete vend gjithmone kane prodhuar transformim te vullnetit te popullit here ne menyre flagrante e here me pak, ne favor te paleve qe ishin ne pushtet.

Duke filluar qe nga Dhjetori i vitit 1945, kur shqiptaret forcerisht u detyruan per te votuar per kandidatet e te ashtuquajturit Front Demokratik, per te vazhduar me terrin Stalinist 45-vjecar te gulagut qe votonte gjithmone 99.99%, per te ecur me tutje me mbushjen dhe futjen e dores ne kutite e votimit ne zgjedhjet e “lira dhe te ndershme” te 26 Majit 1996 (shqiptari i madh Abaz Ermenji e quajti diktator qesharak autorin e atij krimi elektoral) dhe per te mberritur tek Parlamenti i Dushkut ne zgjedhjet e vitit 2001, tendenca grabitese bolshevike e partise meme, transmentuar gjenetikisht tek bijat e saj ne pluralizem, ka qene gjithmone prezente.

Por ajo qe ndodhi me ligjin elektoral te vitit 2008-te dhe e vecanta me e madhe e tij, eshte futja e devijimit te vullnetit elektoral te popullit ne nje hulli te ligjshme, dmth. ndertimi i nje sistemi ku tashme jane te legalizura padrejtesite qe dy partite e medha me mentalitet neokomunist, bejne per interesin e tyre ne kurriz te shqiptareve dhe demokracise shume te enderruar por veshtire te provuar prej tyre.

Nje shembull “par excellence” i ngjashem me ligjin elektoral qe ju imponua zgjedhesve shqiptare ne 2008-en, do ishte perpjekja qe aktualisht Rama po ben per te formalizuar parate e botes se erret shqiptare ne ekonomine e vendit, pa patur as brerjen me te vogel te ndergjegjes se ne pjesen me te madhe te tyre ato jane rezultat i veprimtarive monstruoze kriminale, ne baze te parimit qe “nqs. sot eshte e legalizuar, dikur duhet te kete qene e lejuar”.

Po te futen ne site dhe ti behet nje analize e aspekteve te ndryshme te ligjit elektoral te 2008-es, lehtesisht mund te konstatohet se:

Se pari, interesat e kunderta per pushtet te individeve qe e formuluan marreveshjen, nuk i penguan aspak ata qe ta nenshkruanin kete pakt Mefistofelian dhe kjo eshte tregues i qarte i mungeses se skrupujve njerezore, morale dhe personale, nga njera pale per te arritur tek pushteti dhe nga pala tjeter per ta mbajtur ate me cdo kusht.

Se dyti, fuqia qe si rezultat i atij rakordimi dhe per rrjedhoje prej tij u jepet individeve ne krye te partive eshte e frikshme dhe e pashoqe, e pakrahasuar me pothuajse asnje sistem tjeter politik ne boten demokratike.

Nepermjet atij veprimi u sanksionua qe lideret e dy forcave te medha te ishin regjisoret, vet’nominatoret, juri-percaktoret, ata qe do mbajne Oscarin e Arte nder duar dhe do vendosin se kush nominohet ne cdo cikel zgjedhjesh.

Me fjale te tjera u krijua nje sistem Oruellian, ku pushteti i vertete varet nga qenia ne krye te partise dhe kur kjo fuqi te dhurohet ne pjate ose eshte e pamerituar, atehere udheheqesi manekin i partise (a thua valle ka te tille ne Arnautistan?) mund te vendose te krye te listave kedo qe i buzeqesh atij me teper, gjithmone ne konsultim te plote me tekste, telefonata apo biseda “tete-a-tete” me bacen apo bablokun primordial i partise.

Se treti, duke shtrenguar dhe ngucur me shume djallezi sistemin, te dyja palet gjithashtu siguruan njera-tjetren qe sidoqe te ndodhte ne vazhdim, partite e tyre respektive do e kishin te garantuar qenien ne politike si forca te para politike dhe arriten qe perfundimisht te vendosnin hegjemonine e tyre dualiste, brenda nje sistemi qe teorikisht supozohej te ishte multipartiak.

Pra jo vetem u garantohej liderave perkates plotfuqishmeria e sundimit, por duke kufizuar dukshem hapesiren per te tjeret, thithej gjithe oksigjeni i nevojshem ndaj cdo levizjeje alternative, qe mund te kishte potencialin per te tronditur poziten e tyre dominuese ne spektrin politik shqiptar.

Me kete veprim nqs. dikush do kishte ende ndonje dyshim per ADN-ne ideologjike te dy partive kryesore (komuniste vs. antikomuniste), ky ligj elektoral qe ato “kerryen” dikur se bashku, eshte pasqyra me e qarte dhe reflektuese e gjenezes, ngjizjes dhe mentalitetit Leninist te tyre.

Sepse ne thelbin i atij ligji ne vetvete, pik’separi mbizoteron ideja e mbylljes se shtigjeve te konkurrences se ndershme, duke e stisur sistemin ne nje menyre te tille qe gjithcka te rrotullohet sipas orbites se percaktuar prej partive te medha.

Dualizem partiak ne fakt mund te kete, Shtetet e Bashkuara kane nje sistem te tille, por kjo ndodh sepse Kushtetuta i bashkon ne menyre universale bindjet e qytetareve mbi te drejtat dhe lirite themelore te tyre nderkohe qe ideologjia i ndan nga pikepamje te tjera, por ne asnje menyre nuk ndodh qe partia Republikane ose Demokrate te ndertojne se bashku nje mekanizem qe qellimisht frenon konkurrimin e paleve te treta.

Se katerti, koalicionet artificiale qe nepermjet ligjit te vitit 2008-es u lejuan e ne vazhdim u krijuan, ne asnje moment nuk kane perfaqesuar vullnetin real te popullit, ato kane sherbyer si nje fshese qe grumbullon kartone te pamerituar ne parlament, me ane te nje formule qe rrit arbitrarisht peshen e partive pa peshe, te cilat nqs. do dilnin te vetme ne votime, veshtire se do te kalonin cilindo prag minimal zgjedhor.

Keto parti te drejtuara persa nuk mbahet mend nga te njejtet individe, e kane kthyer ne art vegjetimin qe mbeshtetet ne nje model klientelist, duke perfaqesuar nje elektorat qe ekziston vetem ne fantazine e tyre, nderkohe qe per shkak te formules korruptive te koalicioneve i ngazellohen mundesise per te qene rishtas ne parlamentin shqiptar, dhe per te ofruar gezueshmerisht kontributin e tyre “unik”, nga njera legjislature ne tjetren.

Por edhe cdo parti tjeter qe do te vije neser, nqs. nuk ka kellqe te forta per te vazhduar kauzen per te cilen eshte krijuar pertej nje cikli te vetem zgjedhjesh, veshtire se do ti permbahej tundimit per tu shitur me qellim qe te siguronte vazhdimesine, duke shtuar keshtu keshtu ne armaten e partive shushunja edhe nje lavjerrese tjeter, te varur prej ketij dualiteti politik Makiavelian.

Se pesti, sistemi elektoral Rajonali Proporcional me lista te mbyllura – a.k.a. sistemi spanjoll – qe ju imponua zgjedhesve nga ky ligj ishte nje tjeter shkelje flagrante qe i sherben idese se vjeter te ndarjes dhe kantonizimit te Shqiperise duke frymezuar keshtu rritjen e dasive krahinore (Veriu me PD-ne, Jugu me PS-ne) qe disa politikane tribale shqiptare, nuk kane aspak turp ti fryjne dhe ti nxisin here pas here ne menyre banale dhe teresisht antikombetare.

Rajonali Proporcional dhe per me teper me lista te mbyllura mbase mund ti vije per shtat nje shteti si Spanja me problemet qe trashegon ne nje sere komunitetesh autonome (Katalonja, Territori Bask, Galicia), por nuk ka absolutisht ne te asnje element perqasjeje, qe i sherben kohezionit nacional qe duhet te kete nje Republike Unitare sic eshte Shqiperia.

Llogjikisht, ligji elektoral per te cilin Shqiperia ka nevoje duhet te jete e kunderta e atij Rajonal Proporcional, pra nje ligj qe ofron bashkimin jo per shkakun se nje krahine po perpiqet te largohet prej trungut sic mund te jete tendenca ne Spanje, por sepse pikerisht kjo do sherbente si force per rritjen e sensit te perkatesise qe te gjithe shqiptaret pa perjashtim duhet te kene ne zhvillimin dhe progresin e cdo zone, ane dhe cepi te atdheut te tyre.

Sa me siper, te gjitha jane arsye te shtuara pse sistemi duhet tu ofroje zgjedhesve mundesine per te votuar kandidatet me te mire ne rang kombetar pavaresisht vendit ku ata jetojne/votojne, cilesi qe permbushen ne te gjitha aspektet nga nje ligj Proporcional Kombetar me lista 100% te hapura, ku gjithashtu eshte garantuar edhe zbatimi i detyrimit gjinor prej 33%.

Se gjashti, struktura e emerimit dhe funksionimit te komisioneve te votimit, duke filluar qe nga baza deri ne majen e hierarkise, qe kontrollohet plotesisht nga dy partite kryesore me pjesemarrjen e forces se trete qe kerkon llokma duke kercyer malinaken ndermjet tyre, krijon kushte per te gjitha llojet e mundshme te manipulimeve ne kurriz te partive te vogla ose te reja qe nuk kane anetare me te drejte votimi ne komisione.

Dhe shume shpesh ka ndodhur qe si rezultat i marreveshjeve te pista ndermjet anetareve te qendrave te votimit (jo te gjithe, kuptohet) vota qe perfaqesojne vullnetin elektoral te mijera njerezve, jane ndare ose pjesetuar duke kaluar ne llogari dhe numeruar ne favor te nje partie ose tjetres ne nje vjedhje te paster elektorale, fakt qe sjell nevojen urgjente per ndryshimin apolitik te procesit, duke filluar qe nga komisioni i qendres se votimit, per te kaluar tek ai Zonal dhe perfunduar tek ai Qendror.

Se shtati dhe e fundit, lenia me dashje jashte sistemit te qytetareve shqiptare qe jetojne larg atdheut, duke ju mohuar mundesine e votimit dhe perfaqesimit (ne rrefim te plote, autori eshte nje prej tyre), dhe mosveprimi total deri me sot per inkuadrimin e tyre ne procesin elektoral, ne kundershtim te plote te kontributit shpirteror dhe material qe ata i japin atdheut dhe mireqenies se tij, behet per ti mbyllur rruget e perfshirjes atij grupi njerezish qe ne shumice absolute jetojne pa patur nevoje per ti bere hosana regjimit te radhes dhe si te tille jane te pavarur dhe nuk mund te blihen nga politika.

Eleminimi i mundesise per te votuar ose per tu zgjedhur brenda ose jashte suazave partiake te ketij numri te konsiderueshem bashkekombasish, eshte nje tjeter paturpesi mosmirenjohese e politikes shqiptare, ndaj atyre qe ne cdo dite te vecante te vitit i japin nje paraqitje dinjitoze atdheut kudo ku jane, punojne e jetojne duke lene mbresa nga me te mirat per te qenurit shqiptar, sepse te gjitha keta individe qe e duan Shqiperine ne nje menyre pothuajse romantike, ne asnje rast nuk kane kerkuar dhe kerkojne perfitim personal ne kurriz te saj.

Kjo do ishte pak a shume analiza e demit qe ajo nate fatzeze Prilli e vitit 2008-te i ka sjelle Shqiperise dhe demokracise se saj edhe ashtu super te brishte dhe dy fajtoret kryesore te kesaj mynxyre elektorale me emer dhe me vule jane Sali Berisha dhe Edvin Rama te pasuar nga e gjithe skota e ronxhobonxhove te atij parlamenti, qe votoi nen ushtjen dhe diktatin e tyre.

Tani le te bejme “fast forward” tek situata sot, sepse ne fund te fundit qellimi nuk eshte vetem analiza e historise retrospektive, por edhe ofrimi i sinqerte i nje modeli te drejte zgjedhor te cilin pa asnje dyshim dhe pas gjithe kesaj kohe, shqiptaret duhet te meritojne sot.

Me 5 Qershor 2020, me ane te perpjekjes se radhes per ta kontrolluar ligjin zgjedhor u firmos nje marreveshje tjeter qe s’eshte gje tjeter vecse vazhdim i dhunimit te vullnetit te zgjedhesve, per llogari te interesave meskine te liderve partiake.

Ambasadoret nen vezhgimin dhe me shtytjen e te cileve u formezua kjo marreveshje, ne ate moment lane pershtypjen sikur nuk i shqeteson fort sabotimi i mundesise nga partite pjesemarrese ne tavoline per te patur nje ligji zgjedhor te drejte, kusht i cili eshte vendosur ne leter, nga vete administratat qe ata perfaqesojne.

Kuptohet te lodhur sic jane nga zullumet e politikaneve te padenje shqiptare donin ta perfundonin “gjene” sa me shpejt dhe ndofta me deshiren per te ndihmuar (sipas idese se tyre), gjithsesi fakt ngelet qe ne 5 Qershorin e sponsorizuar dhe monitoruar prej tyre, jane shkelur me te dyja kembet parimet per te cilat organizatat perkatese qe sherbejne si rojtare uniforme te procesit (OSBE/ODHIR), insistonin fort qe duheshin permbushur.

Gjithsesi dua te besoj e shpresoj, qe te pakten ambasadorja e Shteteve te Bashkuara qe personalisht me le pershtypjen e nje gruaje te afte qe do dhe ka per zemer interesat e Shqiperise dhe jo te politikaneve te saj, do shkoje pertej asaj marreveshjeje duke insistuar qe disa gjera fondamentale te ndryshohen ne menyre qe te ravijezohet formati per nje ligj elektoral te denje.

Fakt eshte, qe nuk ka asnje lloj ndryshimi reformator ne ate qe eshte firmosur me 5 Qershor, perkundrazi me insistimin e partise Demokratike dhe bylykbashit te saj (njerit prej skuthave me negative te atij realiteti, qe perdor njohjen qelizore te ngrehines elektorale per ta kthyer grabitjen ne legalitet) sistemi u ngurtesua me teper, duke mbajtur pothuajse te gjitha karakteristikat qe trashegoi nga ai i vjetri.

Sipas 5 Qershorit komisionet nuk jane depolitizuar, listat nuk jane hapur, kryetaret pavaresisht farsave ne bazen e partise do vazhdojne ti kontrollojne ato edhe me tutje, Proporcionali Rajonal vazhdon te ekzistoje, koalicionet do te ngelen, kryetaret e partive klienteliste dhe ndofta te tjere nga shpura e tyre ne baze formules me gjase do jene prape ne parlament, ndersa per emigrantet nuk eshte e qarte a do mund te votojne apo jo.

Dhe pyetja normale qe mund te shtrohet eshte perse partia Demokratike duke kryer aktin ekstrem te daljes nga parlamenti me ankesen e vjedhjes se votave, duke premtuar ndryshimin e sistemit, duke organizuar te pakten nente demonstrata disa prej te cilave te dhunshme per kete shkak, duke ndezur dhe hedhur disa qindra molotove, dhe duke premtuar me zerin dhe figuren e liderit te ngjirur nga perdorimi i paakorduar i kordave zanore qe sistemi do ndryshoje, sot kur eshte mundesia nuk do ta beje kete?

A mund te jete arsyeja qe lideri papuac ka dale zbuluar (jo ne kuptimin fizik te fjales) qe pas stofit prej teritali nuk mund ta fshihet me, dhe qe premtimet e djeshme pa zemer, s’eshte veshtire qe te shnderrohen ne lojera te sotshme pa maska?

Nga ana tjeter eshte Rama qe ka filluar te kuptoje se toka po i rreshqet nen kembe, se bota dhe lideret e saj nuk jane me te magjepsur nga shakate e kripura te Duces dhe ekzibicionizmit delirant te tij, se marrezia e prishjes se teatrit ne mes te nates e ne mes te epidemise ngjalli nje kundershti te papare kombetare dhe nderkombetare, se manaxhimi i situates COVID-19 nga nje mbyllje drastike ne nje hapje pa duar po provon i deshtuar, se P-te ne fuqi te trete me tendera te fryre e te paracaktuar per te njejtin klient radhazi, nuk mund te jene menyra sesi zhvillohet nje ekonomi.

Meqenese e kupton qe kupa eshte mbushur dhe ka kohe qe po derdhet, po perpiqet qe keto dite te flase per ndryshim te formules elektorale, por pa e ndryshuar rrenjesisht ate, thjesht duke hequr kinkalerine e koalicioneve dhe duke hapur 66% listat, sepse mund te ndjeje qe aleaca e luleve qe thone se nje dite do te celin, mundet potencialisht ti bashkangjitet nje rrebeshi popullor qe voton Kunder tij dhe jo Pro tyre.

Gjithsesi, nqs. 5 Qershori ngelet pa u ndryshuar drastikisht, ne realitet do e thelloje degradimin e pergjithshem te sistemit shqiptar, dhe do hape dritare te reja abuzimi per politikanet shqiptare qe te afte sic jane ne artet e zeza te nenkuptimit, do marrin per te mij’ten here mesazhin se mund te vazhdojne se beri politike me metodat e tyre te vjetra, per sa kohe qe jane ne gjendje qe ti shesin si suksese perpara faktorit nderkombetar, mbrapshtesite e tyre.

Se cfare mund te ndodhe eshte e veshtire per tu parashikuar, sepse nen presion ata mund ti ndryshojne nga 35 deri ne 80 grade qendrimet, por dyshoj me teper, sepse historia ka provuar se ajo qe ata nuk do e benin kurre me deshire do ishte krijimi i nje sistemi ku te gjitha forcat do te konkurronin ndershmerisht dhe do te merrnin ekzaktesisht ate qe do u jepnin votuesit.

Me poshte po jap disa pika ne baze te te cilave mund te hidhen themelet e nje ligji elektoral solid, qe po u zbatua ndershmerisht ne praktike do mund ti sherbeje vendit per shume kohe:

1)Sistem Proporcional Kombetar me lista te hapura dhe me nje prag perfaqesimi te arsyeshem (2-5 %, dhe mund te negociohet brenda atyre numrave).

2) Sistemi duhet te ofroje lista te hapura, ku votat e zgjedhesve vendosin per renditjen e nje kandidati ne listen partiake qe hyn ne Parlament.

3) Administrata Elektorale duhet te jete e depolitizuar ne te gjithe strukturen e saj, nga kupola deri ne fund.

4) Koalicionet partiake nuk duhet te lejohen, cdo parti duhet te marre vende ne Parlament, bazuar ne numrin e votave qe merr vetem nga kandidatet e saj dhe nqs. lejohen (si nje mundesi kompromisi) nje kandidat/e duhet ta kaloje pragun elektoral vetem nen siglen e partise se tij/saj.

5) Qytetaret shqiptare qe jetojne jashte vendit duhet te lejohen te votojne ne vendet ku kane rezidencen dhe tu jepet nje perqindje e vendeve ne Parlament, bazuar ne numrin qe perfaqesojne.

6) 1/3 e kandidateve nga listat e nje partie qe garon, duhen te jene femra.

7) Te lejohen kandidatet e pavaruar ne rang vendi qe arrijne te marrin nje numer te caktuar firmash zgjedhesish mbeshtetes dhe unike, dhe me marreveshje te caktohet nje prag perfaqesimi per ta (kuptohet me i ulet se i partive)

Keto jane disa pika te cilat mund te sherbenin si pikenisje per nje sistem elektoral koherent qe do i bente mire kombit shqiptar dhe meqenese jemi tek kombi nuk duhet lene pa permendur fakti qe Kosova (sikunder shume shtete demokratike ne Evrope) ka nje sistem Proporcional Kombetar me lista te hapura, me ane te cilit zhvillohen zgjedhje drejta dhe te ndershme, ku cdo force politike, pavaresisht aleancave paraprake merr ate qe i japin zgjedhesit dhe ne fund nuk ka kundershti per ndryshimin e imagjinuar te vullnetit te votuesve.

Gjithsesi realizmi te kthen me kembe ne toke dhe eshte e veshtire te imagjinosh nje skenar, ku lideret politike shqiptare te ngarkuar sic e kane trurin me manovra bizantine, etje per pushtet dhe negativitet, te perpiqen ne menyre te sinqerte per te bere ate qe duhet.

Nqs ata nuk ndryshojne (dhe nuk eshte e pritshme qe te ndyshojne) atehere eshte momenti qe shqiptaret, shoqeria civile nqs. ekziston dhe te gjithe ata qe ja duan te miren atij vendi ngado qe ndodhen ta marrin vete ne dore fatin e tyre dhe te kerkojne fuqimisht ndryshimin e sistemit, u pelqen ose jo partive uzurpatore ne politike.

Problemi eshte a jane gati te ngrene zerin shqiptaret per kete padrejtesi qe ka lidhje te drejtperdrejte me interesin e tyre per nje jete te denje apo do pranojne rrumpallen e perditshme e cila nqs. vazhdon keshtu sic eshte, do ti largoje akoma dhe do ti beje qe ne jetet e tyre te jene akoma me te painteresuar per gjemat per te cilat mendojne dhe kujdesen cdo dite politikanet.

Dikur mbreti Solomon qe zoteronte nje zgjuarsi supreme dhe ishte njohes deri ne thelb i “gjese” qe quhet natyre njerezore shprehej: “Mekati e diskretiton nje popull, kurse drejtesia ekzalton kombet”.

Shqiptaret nje dite duhet ta kuptojne qe perkushtimi per qenien tjeter njerezore, drejtesia ne jeten personale, menyra se si sillen, te jetuarit me integritet, ajo qe bejne cdo dite atehere kur askush nuk po shikon, kujdesi ndaj kafsheve, respekti ndaj natyres per ta ruajtur ate nga shkaterrimi, jane elemente thelbesore te jetes dhe qe ne njefare menyre percaktojne edhe kualitetin e jetes se tyre.

Vetem atehere kur ta shikojne boten ndryshe dhe te jene transformuar nga brenda prej Urtesise qe kishte Solomoni, mund te kerkojne qe te kene nje nivel politikanesh qe nuk rendin mbas interesave te vetjake, qe e duan pa interes atdheun dhe vertet kujdesen per jeten e pjesetareve te kombit qe bashkarisht i perkasin.

Uroj qe nje dite te jete keshtu per shqiptaret, qe mbas Nates se vuajtes se gjate ne Agim te vije gezimi.

 

*Autori eshte drejtues i Departamentit te Studimeve Sociale ne UALC (Utica Community Schools) ne Sterling Heights Michigan, dhe jep lendet e Qeverisjes, Historise Moderne Amerikane dhe Historise Boterore.

 

 

Comment

*