Rrustem Mustafa – Remi e përkrah Gjykatën Speciale

Prishtinë, 12 janar 2018 – Rrustem Mustafa – Remi , ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit, ka dalë në mbështetje të Gjykatës Speciale.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Gjykata Speciale “do t’u jap fund spekulimeve kundër kohës së lavdisë”.

 

Postimi i Mustafës në Facebook:

Me dinjitet do të kalohen sfidat, nga akuzat do të dalim faqebardhë. Lirinë po e gëzojmë të gjithë, UÇK-ja, ka përfunduar misionin me sukses, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentojë ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë, nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Europës).

SHBA-të, e kanë dëshmuar edhe më herët përkrahjen për Kombin tonë, gjykata speciale do të vërtetojë këtë, dyshimet për individët duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani, luftëtarët e Iirisë do të dalin faqebardhë.

(r.m.)

Comment

*