Ruçi i “bindet” Ramës, thërret seancën e jashtëzakonshme për ministrat e rinj në 4 janar (pdf)

Në Shqipëri, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme plenare më 4 janar me kërkesë të kryeministrit Edi Rama

Knid Ndrenika

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri seancën e jashtëzakonshme plenare të hënën e 4 janarit në orën 17 pwr të votuar dy ministrat e rinj të Mbrojtjes dhe të Jashtëm.

Kuvendi njoftoi se kërkesën për seancën e jashtëzakonshme e dorëzoi kryeministri Edi Rama pasi presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në qeveri.

Në seancë do të votohet për ministër të Jashtëm, Olta Xhaçka në vend të të dorëhequrit të Autorizuar me këtë detyrë Gent Cakaj dhe Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes në vend të Olta Xhaçkës.

Që nga shtatori 2020 qeveria ka ndryshuar katër ministraTek Arsimi, Besa Shahini u zëvendësua Evis Kushi, Sandër Lleshaj i Brendshëm nga Bledi Çuçi si dhe Xhaçka e Mbrojtjes nga Peleshi dhe Cakaj i Jashtmi nga Xhaçka.

Zonja Xhaçka iu drejtua me mesazh Forcave të Armatosura pas largimit:

“Ia kemi dalë të realizojmë shumë punë të mira, për t’i bërë Forcat e Armatosura më moderne, më profesioniste, më pranë standardeve të një ushtrie të NATO-s, më të aftë për të garantuar sigurinë, jetën shëndetin, mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Sepse, me punën e tyre janë kthyer në një mesazh shprese dhe besimi, optimizmi për të gjithë”.

Seancë plenare, e hënë 4 janar 2021, ora 17.00 Urdhër i Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm datë 4 janar 2021, ora 17.00

Comment

*