Ruçi: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë s’është gjithçka që dëshironin shqiptarët

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi tha se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë hap rrugën e njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

Knid Ndrenika

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi tha se marrëveshja e Uashingtonit i hap rrugën njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Ruçi çmoi se ajo që e quajti “Dosja e Kosovës”, është në duart e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai kërkoi ndihmën e Kuvendit dhe të deputetëve që të mbështesin ecurinë e zbatimit të marrëveshjes dhe veçanërisht duke theksuar megjithatë se vetë marrëveshja nuk është gjithçka që dëshirojnë shqiptarët.

Kryetari Ruçi foli në seancën e hapjes së sesionit të ri të Kuvendit:

“Kjo marrëveshje i hap rrugën njohjes së ndërsjelltë. Marrëveshja e 4 shtatorit nuk është gjithcka që do të dëshironim ne shqiptarët. Por, të paktën për momentin, procesi është po aq i rëndësishëm sa edhe produktet e kësaj marrëveshjeje. Hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara është garanci se procesi nuk ka kthim pas”.

“Të kontribojmë të gjithë që ajo dosje të mos hiqet nga kjo tryezë pa u zgjidhur njohja e Kosovës”-shtoi ai.

Zoti Ruçi përgëzoi deputetët sakaq për punën e bërë në miratimin e ligjeve dhe reformave, që sollën përgjigje pozitive për çelje negociatash të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Comment

*