Ruçi pranon ftesën e Metës për takim në 12:30 në presidencë

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi do të zhvillojnë sot një takim në orën 12:30. Në fokus të takimit të tyre është diskutimi i raportit të fundit të Venecias për emërimet në Kushtetuese.

Tre ditë më parë Ilir Meta e ftoi zyrtarisht Ruçin për takim.

Meta: Për të zhvilluar një takim duke filluar nga e hëna në mënyrë që në Shqipëri, reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur.

Ndërkohë dje kryeparlamentari Ruçi priti në zyrën e tij përreth 20 minuta ambasadoren Yuri Kim.

Kjo e fundit kërkoi angazhimin e parlamentit për të bërë sa më shpejt funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Pas përplasjeve mes Kuvendit, Presidenit dhe ish-Kreut të KED, kjo çështje ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një listim të emrave, edhe pse prej muajsh Presidenti dhe Parlamenti i kanë nisur emrat e kandidatëve për vakancat.OraNews

###

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të takohet sot me Presidentin Meta pas ftesës së këtij të fundit për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Meta ftoi Gramoz Ruçin si kryetar i Kuvendit, të diskutojnë për rekomandimet e Venecias.

Edhe dje Ruçi pati një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim e cila ka kërkuar më parë të përshpejtohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, mundësisht brenda këtij viti.

BalkanWeb

Comment

*