Rudina Hajdari poston një fotografi të rrallë të familjes me Presidentin Rugova

Vajza e Azem Hajdarit përkujton udhëheqësin historik kosovar si një “burrë të rallë të Kombit Shqiptar”

 

Në përvjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, deputetja shqiptare, Rudina Hajdari, e ka kujtuar duke postuar një fotografi të rrallë të familjes.
Në fotografi, babai i saj, Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari ka dalë me familjen dhe udhëheqësin e shquar kosovar.
“Duke menduar për këtë burrë të rallë të Kombit Shqiptar, Ibrahim Rugova. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta, Ibrahim Rugova na mungon gjithnjë e më shumë. Nderime familjes së tij”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike, në rrjetin shoqëror Tuitër. (r.a.)

Comment

*