Rusia pezullon një marrëveshje me SHBA-në, pas sulmit amerikan në Siri

Moskë, 7 prill 2017 – Në përgjigje të sulmit të SHBA-së në Siri, Rusia ka thënë se ka pezulluar një marrëveshje me SHBA-në, që ka për qëllim të parandalojë incidentet ajrore në vendet e Lindjes së Mesme.

Në deklaratën e sotme të Ministrisë së Jashtme ruse bëhet thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për situatën e re në Siri

Shtetet e Bashkuara e sulmuan një bazë ajrore në Siri, në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike kundër civilëve sirianë,  më 4 prill. Për këtë sulm, Uashingtoni e fajëson qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rusia ka dënuar ashpër veprimin e Uashingtonit, të cilin e ka quajtur “akt të agresionit ndaj sovranitetit të Sirisë”. (r.m.)

Comment

*