Sa mall kam për radion e vjetër mbi komodinë

Alban Omari

Kishim ne shtepi nje radio te vjeter ku babai im, ndjeste paste, ulte zerin ne minimum dhe degjonte “Zërin e Amerikës”; aq shume e ulte nga frika se mos e degjonin saqe shpesh here vetem ai e degjonte dhe une, mamaja ime dhe motra thuajse nuk degjonim gje.
Aq te lidhur ishim me ate radio te vogel te zeze prodhim gjerman me duket saqe, na dukej gjeja me me vlere qe kishim ne shtepi.
Dikur ca vite me vone ajo u vjeterua shume nuk gjenim dot llamba per te dhe bleme nje radio te re.
Im ate e mori te vjetren e mbeshtolli me nje mashke me ato te cilat mbeshtillja une librat dhe e ruajti per shume vite mbi dollapin ku mbante rrobat e tij.
Pas shume vitesh une si shume me “i zgjuar” se ai ngaqe radio me “zinte” shume vend e hodha jashte shtepise.
Eh sa here me vjen te qaj kur kujtoj radion e vjeter, u tregova aq pa mend kur gjerat i kisha vete ne dore e me dukej “vetja zoti i shtepise” dhe me nje sekond te trurit tim zhduka nje pjese te kujteses time familjare.
Me vjen turp per ate qe kam bere dhe nuk i kam thene kujt kurre.
Ishim te lumtur qe kishim ate radio ne shtepi, por jo se mbureshim jashte me te ishte pak a shume si shfaqe e huaj ajo radio per ate kohe.
Aq bukur do dukej kjo radio sot po ta pastroja ta rregulloja ta ndizja perseri dhe ne dhomen time te vinin nga ajo kuti e vjeter e zeze te vinin tingujt e kohes sotme.
Fale zotit nuk e bera me oren e vjeter me kurdisje mbi komodine qe me zgjonte cdo dite ne oren 7 kur nisesha ne shkolle.
Here here e kurdis e ve mbi koken e krevatit dhe kenaqem me tik takun e vjeter te saj.
“Mirembrema, mireserdhet ne sallen e Teatrit Kombetar, ju lutem fikni celularet tuaj dhe mbani qetesi shfaqja po fillon. Shikim te kendshem”.
Nen zerin radiofonik te Vangjel Toces fillonte çdo shfaqje ne Teatrin Kombetar.
Kam ndjekur jo pak shfaqe keto vitet e fundit ne kete salle te vjeter biles parvjet i pashe te gjitha te interpretuara gjate stines teatrore .
Me perjashtim te pjeses “Pamje nga Ura” me interpretimin brilant te Timo Fllokos qe ne salle ndodhej nje politikan i rreshtit te dyti te mazhorances ne gjithe keto shfaqje nuk kam pare njerez te politikes opo si nuk pashe nje politikan deputet qe sot shfaqet si bashkfirmoses i ligjit per shembjen e teatrit apo si kundershtar i tij.
E vertete ndoshta ne dimer aty bente ftohte rradheve nuk u dalloheshin numrat, nuk dukeshin pothuajse fare numrat ne cdo karrige por çuditerisht aty ishte ngrohte dhe shume komod.
Dukej tamam si radio ime e vjeter qe here here bente kuak kuak e bezhhh zhurma pa kuptim.
Ishte si nje taverne e vjeter ku shkon per te ngrene dreke apo darke dhe eshte me e kendshme se nje restorant luksoz me xhama me shkelqim e pllaka ngjyra ngjyra.
Ishalla nuk u thotë mendja te djegin edhe regjistrimet e pjeseve teatrale ose t’i fusin midis akteve pjese nga takimet “Llogaridhënie para popullit’.
Eshte tamam kthim ne kohe si atehere kur udheheqesi qelbesire i diktatures shembi kisha e xhamia dhe ne vend te tyre ndertoi monumente kult te diktatures.
Ehh tani ka marre fund gjithcka kishim degjuar gjithe keto vite per ndertime te ligjshme por termin “Ndertim me ligj te vecante” nuk e kishim degjuar ndonjehere se shpejt, brenda kesaj vjeshte, muret e zeza te teatrit do shemben eskavatore e buldozjere do te bejne plur e hi gjithe historine kulturore te familjes shqiptare ashtu sic bera dhe une me radion time te vjeter me historine e familjes time.
A do ti vije ndonje here turp per kete qe po bejne aq teper qe nuk jane si une pronar i radios por vetem administrator te teatrit.
Sa here do kalojme pas disa viteve andej perballe xhamave me ngjyra qe te vihen apo pllakave mermeri gjithe shkelqim qe do te shtrojne do te kujtojme se prej andej na vinte cdo te premte ‘Teatri ne Ekran’, si e vetmja shfaqje kulturore e viteve te diktatures e cila megjithe tekstet e ngarkuara politikisht te skenareve perconin edhe interpretimin brilant te aktoreve.
Dhe tani qe ne shtepi kam smartfone, tablete samsung, smart tv, malli me merr per radion e vjeter, nuk me prishte asnje pune ta kisha ruajtur ashtu sic ma la babai im, te vjeter dhe mbeshtjelle me mashken e librave te mi.
Ohhh tani eshte shume vone ora po afron.
“Miresevini ne vendin ku ka qene Teatri Kombetar, ju lutem, nje minute heshtje dhe mbani qetesi, shfaqja po fillon.
Shikim te kendshem”!

2 Responses to “Sa mall kam për radion e vjetër mbi komodinë”

Read below or add a comment...

  1. Zgalem says:

    Njeriu , ne jete perballet me shume vjtersira , me shume se sa re reja . Po te ruante te tera vjetersirat , nuk do te mund te rrotullohej , per te bere ndonje pune te hairit .. Si rregull ,vjetrsirat flaken . Zgalem

    • antikat says:

      Ti qe ke manine e flakjes do te jesh i kohes se “revolucionit” enverist e atij kinez qe e zhveshi Shqiperine nga cdo gje e vlere e promovoi “njeriun e ri”. Se ku na coi kjo “e reja” e pane e akoma po e shohin shqiptaret.

Comment

*