Sa shumë flet kjo foto pa ritushim, pa llustër, nga Arizona

Një veprimtari e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Grave të Arizonës (AAWAA)

 

Nga Shefqet A. Saliu

Gjithë këto zonja e zonjushe shqiptaro-amerikane morën pjesë masivisht në promovimin e librit të Elena Kocaqit “Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire”, por që duhet thënë se është një nga aktivitetet më të zakonshme të tyre. Sa i shtrenjtë është mëmëdheu për to, sa shumë bëjnë ato për gjuhën shqipe, për kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare, sa shumë i bashkon geni, gjeneza, gjuha, flamuri, KOMBI, aqsa të kujtojnë Rilindasit e shquar.
Sigurisht nuk janë të vetmet, por ato bëjnë atë që nuk po e bëjnë “Akademitë, shoqatat dhe gazetat e mëdha” këtu në diasporën amerikane, që kanë vdekur dhe thonë jemi gjallë, që vyshken sa promovohen ose që mbahen me penicilina dhe u bëjnë freskët klaneve të caktuara, i ndajënë mërgimtarët në parcela, për fat të keq në klane partish, krahina dhe fe.
Për ato zonja, per shoqaten e tyre, asnjë lloj partie nuk ka vlerë, nuk ngatërrojnë kurrë partitë që kanë vdekur me kohë ose ato që i kanë bërë lëmsh trojet shqiptare, me misionin e tyre fisnike, nuk e ndërojnë atdheun dhe unitetin e organizatës me asgjë tjetër.
Ajo është e orientuar drejt në misionin e saj historik, ruajtjen dhe kultivimin e traditave kulturore dhe gjuhës Shqipe; në ndihmën humanitare; në publikimin e vlerave të kombit shqiptar dhe mbajtjen e lidhjeve të përherëshme me trevat shqiptare, duke i vlerësuar si oksigjen i pazëvendësueshëm i tyre.
Në Arizona ka një komunitet shqiptaro-amerikan modest, por shumë aktiv, i cili ka themeluar disa shoqata që me punën e tyre kanë dhënë një kontribut të veçantë për bashkimin e mërgimtarëve shqiptarë përmes veprimtarive te shumta kulturore. Njera nga më aktive që funksionon tash e dy dekada në Feniks (Phoenix) të shtetit të Arizonës është shoqata “Shqipe e Arizones”.
Po, atje ka edhe shumë aktivistë të shquar vullnetarë, përmes të cilëve bëhet e mundur bashkimi i shqiptarëve dhe njohja e kombit nga njerëzit më të thjeshtë amerikan deri në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e rrallë në universitetin e atij shteti.
Fara e mbjellë ka nxjerë një bimë të shëndetëshme, larg infeksjoneve të shkuara dhe të sotme.

One Response to “Sa shumë flet kjo foto pa ritushim, pa llustër, nga Arizona”

Read below or add a comment...

  1. fane says:

    F’shati qe duke ski nnevoj per komeenf
    PnesmaeeJe Massvee
    Nga nje ska redness. .masocvizimi,p.sh..konf shaken core. !Nuke Ka rendesi..
    ketu
    Mrs Elena kocaqi i eshte e pare femur(+fattbsrdh d.) qe I teregn botes kush Jane .lshqiptaret ne shekuj ,
    Historin e arboris dhe CFAr faa’lsifikimet pervervetdimeshh u eshte beere shqiptarve.???
    Mos u cuditni
    ,,o’ e pevetssmet e hisroeise arberite, )kto vertetohene ne veprat etii studimi o 30 vjecare proof aref Mathieu parkse?
    Pra historian duhet korigjuare po Do vine koha
    Shqiptaret skam pse te mbyllkn gojen dhe pse te Peru,en te” ashtquajturitv”partner”.shqiptaret Kane pjell EUR?ope ‘trojes .mmikenes,alsksandrise.dardanelet,lparasite,rommes,athines.
    do vine koha kkqe do f’l.asin ”DODNA”, BOTa do te cuditet per lire-pellaZgett per e historic e tyere te sterlashtey.

Comment

*