Sabajdin Cena intervistohet nga hetuesit e Speciales, në Prishtinë

Prishtinë, 14 janar 2019 – Sabahajdin Cena, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Pashtrikut, është intervistuar në Prishtinë nga hetues të Prokurorisë së Specializuar.

Televizioni T7 raporton se intervistimi i Cenës, i cili është zhvilluar në praninë e avokatit të tij, Mahmut Halimi, ka zgjatur disa orë.

Avokati Halimi ka thënë se ende nuk e di se në çfarë cilësie është intervistuar klienti i tij, si dëshmitar apo si i pandehur. Mirëpo, ai ka sqaruar se sipas rregullores së Dhomave të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorisë së Specializyuar personat që angazhojnë avokatë konsiderohen si persona të dyshuar.

Të hënën në Prokurorinë e Specializuar në Hagë  është intervistuar ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

Të mërkurën në Prokurorinë e Specializuar në Hagë  do të intervistohet edhe Sami Lushtaku ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës.

Mustafa dhe Lushtaku kanë udhëtuar të dielën për në Hagë. (r.m.)

Comment

*