Sabien Lilaj u shpall futbollisti më i mirë i 2017 në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar mbrëmjen gala me rastin e festave të fundvitit

Të ftuar ishin personalitete të jetës së futbollit, përfaqësues të jetës publike, mediave, etj.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka,  vlerësoi arritjet e këtij viti futbollistik dhe falenderoi pjesemarresit ne kete mbremje qe bashkoi familjen e futbollit dhe jo vetem.

Më tej ceremonia me dorëzimin e disa çmimeve për figura të njohura të futbollit shqiptar.

Me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” u dekoruan Fatbardh Deliallisi dhe Iljaz Çeço. Me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” u dekoruan Bedri Omuri, Kolec Kraja, Sabri Peqini, Luigj Bytyçi, Astrit Ziu dhe Uran Xhafa.

Me titullin “Pllakatë” u nderuan Ramadan Shehu, Artan Bano, Agron Karriqi, Arben Arbëri, Avenir Dani dhe Besnik Dyla.

Gjithashu presidenti Duka i ka dorezuar cmimet e futbollistit me te mire te vitit Sabjen Lilajt dhe ate te arbitrit me te mire Juxhin Xhaja.

Mbremja gala u shoqerua nga disa artiste te shquar te skenes shqiptare te cilet performuan per pjesemarresit.fshf.org

Comment

*