Sabri Hamiti sjell një libër për At Zef Pllumin

Jeta e At Zef Pllumit tashmë mund të lexohet në një libër.

Studiuesi Sabri Hamiti prej kohësh ka nisur të hulumtojë jetën e një prej simboleve të mbijetesës komuniste, për ta sjellë të plotë në një libër.

‘Esetë për veprën e Át Zef Pllumit, të renditura në dhjetë kapituj, përbënin librin tim “Zef Pllumi”, që doli për herë të parë te botuesi ‘Albas’ i Tiranës, në vitin 2013”, thotë Hamiti.

Sipas tij, ato ishin ese që merreshin me karakterizimin e shkrimtarisë së tij, interpretimin e veprave të veçanta të kategorive shkrimore të ndryshme, cilësimin e ligjëratës së tij letrare, duke synuar në fund edhe sistematizimin strukturor të ideve të autorit, të gjitha të shkruara pas shkuarjes së Át Zef Pllumit në amshim.

“Pata thënë edhe atëherë që ky libër mbetej i pambaruar, i papërfunduar. Dhe këtij mendimi i mbetem besnik edhe tash për dy arsye. Vepra e Pllumit frymëzon për lexime të reja e të përsëritura”, shpjegon Hamiti.

“Po ashtu, vepra e Pllumit ende nuk është botuar e tëra, ka ende dorëshkrime. Tashmë janë dhe tri ese të reja që merren me tri vepra të tjera të autorit: “Poemë antiepike” (2001), “Para nji mijë vjetve” (2003) dhe “Dhetë vjet liri” (2017) që në trajtë të dy kapitujve të fundit, i shtohen strukturës së librit në formatin e parë. Si një tërësi e re, e plotësuar, tani kjo vepër mund të konsiderohet botim i dytë i plotësuar”, shton ai.

“Nuk di nëse do të kem kohën dhe fatin që një ditë këtij libri të kem mundësi t’i shtoj qoftë edhe një kapitull tjetër. Më mban shpresa, përderisa nuk e kam harruar konstatimin e thënë: kryeveprat e Át Zef Pllumit do të lexohen e rilexohen”, thotë Hamiti.

/Koha.net/

One Response to “Sabri Hamiti sjell një libër për At Zef Pllumin”

Read below or add a comment...

  1. Anton says:

    I nderuar, z. Sabri Hamiti,

    Ju pergezoj per mobilizimin tuaj per te hedhur drite rreth personalitetit te Pader Zefit, te cilin e kam njofte dhe kam biseduar shume here me te.
    Adresa ime: “[email protected]
    Anton Cefa

Comment

*