SAFETE S. JUKA FIGURE E MADHE KOMBETARE

Sot eshte dita qe 15-te vjet me pare Prof. Dr.Safete S. Juka nderroi jete. Iku thjeshte e pa buje, ashtu sic ishte dhe ne jete: edhe pse ishte Oqean per nga dijet, kurre nuk bente as gje per tu dukur e rene ne sy. ” S”kam ba asgje, per Kombin kemi te gjithe detyre te bejme gjithcka, se jemi Bijtë e Tij”-keshtu me thoshte shpesh ne bisede. Dhe ne Tirane e Prishtinë qeverite ikin e vine, por askush nuk kujtohet ta permende kete Shqiptare te madhe!? E pa vdekshme do te jete ne shekuj! Nder dhe respekt per Te!

 

Nga Eduard M. Dilo

Si sot, 15-te vite me pare, ne New York, nderroi jete, per te ngelur e pa vdekeshme shkencetarja, studjuesja, piktorja, arkeolog-ja, Eruditja – Prof.Dr. Safete S. Juka.

Kam patur fatin te jem takuar disa here me kete zoje te rralle, qe duhet te jemi krenare qe esht shqiptare. Ruaj per te nje respekt dhe konsiderate te vecante.

Sa e ditur dhe enciklopediste qe ishte, aq ishte dhe e thjeshte. Kish te kultivuar nga familja nje dashuri te thelle per mbare kombin dhe ishte angazhuar totalisht ne zgjidhjen e padrejtesive dhe mizorive qe i beheshin Kosoves sone tejet te martirizuar e terrorizuar nga barbaret serbe .

Ka bere shume shkrime e studime, te cilat i ka botuar ne revista e gazeta me emer si : “Ectrits de Paris”, “Relitess”, “The French Review “, “Revue Francaise”, “Le Mond”, “East Europian Quartely”e sa e sa te tjera; duke mos harruar dhe gazeten “Dielli “, “ILYRIA”, “Koha e jone”, etj.

Ajo jo vetem qe zbuloi kopjen e vetme ne Biblioteken e Harvardit te librit “Albanians’ Golgotha”, te Freundlich, me te cilin njihej personalisht, por dhe e perktheu ne anglisht dhe e shperndau ne gjithe kancelarite e botes, per ta bere te njohur kudo te drejten e popullit tone kosovar, autokton ne ato troje, qe kur esht krijuar njerezimi.

E mbylli jeten e saj me nje studim shkenecor te bazuar vetem ne fakte e dokumente per Kosoven, qe e kish aq per zemer.

E kane cmuar dhe vleresuar punen e saj, si dhe ja kane ditur vleren, personalitete te tilla, si studjuesi Mojkom Zeqo, e shume te tjere.

Besoj se aty ku prehet, ne token qe e lindi, ne Shkodrenloce, e ka ndjere shpalljen e Pamvarsise se Kosoves, te cilen e mori peng ne varr! Ajo si shume figura te medha kombetare, kjo Rilindase e diteve tona do te gezohet aty ku ka shkuar te pushoje, kur te mesoje se Kosova ju bashkangjit trungut Ame; nje enderr e saj, nje realitet i pritshem nga gjithe ne ne nje kohe sa me te afert.

I qofte e lehte balta e tokes meme, me shprese se nje dite, ne atdheun tone do te vendosen ne vendin e merituar njerzit e vertete qe na bejne krenare ta ndjejme veten bashkekombas te tyre!

Me erdhen nder mend vargjet e Fishtes, poetit tone Kombetar, qe dhe Dr. Safete Juka e kish aq per zemer dhe e vlersonte shume, qe mendoj aq shume i perkasin Asaj:

“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frym un jam,
Kurr, Shqypni , s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam.”

Kjo Zoje e rralle, per nga dijet dhe e shquar per patriotizmen e larte, la amanet qe kursimet e saj te shkojne ne adrese te Bibliotekes Kombetare ne Atdhe; nderkohe qe shkuan, u muaren nga institucioni, nuk kemi degjuar te pakten te jete vendosur nje pllake ne kujtim te ketij xhesti teper te larte, fisnik e shembellor. A nuk eshte vendi ketu qe ti propozohet gjithashtu Presidentit te Republikes per ti dhene titullin e larte” NDERI I KOMBIT”(eshte kerkuar dhe me pare ne artikuj te ndryshem per te nga intelektuale te ndryshem), por deri sot nuk eshte bere asgje. Nderkohe edhe Qeveria e Kosoves, e thekesoj qe KOSOVA ISHTE SHPIRTI I SAJ, e per te punoi e sakrifikoje tere jeten, duhet te beje dicka ne nderim te kesaj figure ne permasa te medha patriotike.

Angela E. Dilo dhe Julia E. Dilo ne mjediset e bibliotekes se Prof. Safete S. Juka.

Comment

*