Sahati i gjermanit – histori interesante, e rrëfyer.

Albana M Lifschin

Albana M Lifschin

Ushtari nazist, Johan Arend, disa ditë para 29 nëndorit 1944 niset me forcat gjermane në drejtim të Shkodrës. Në darken e 28 nëndorit, lë sashatin e tij për ta ndrequr tek një usta , pranë ish turizmit në Shkoder. Atë natë u dha alarmi se në drejtim të Kirit, ura Bunës, po sulmojnë partizanët .Forcat gjermane pa dalë drita morën rrugën me drejtim drejt Malit të Zi .
Në vitin 1970, pas 26 vjetesh, gjermani Johan Arend vjen si turist në Shkodër. Një mengjes drejtohet tek orëndreqësi ku kishte ndalur dikur, pa ditur se kush do të ishte ne ate dyqan, e pa ditur se cfarë e priste. Sapo hyri ne dere, i zoti i dyqanit e veshtroi dhe e njohu. Nxorri nga sirtari nje fature, e lexoi dhe ju drejtua me emër.
– Ju jeni Johan Arend,-i tha,- keni lënë nje porosi ketu, dikur.
Gjermani i shtangur, s’po fliste.
– Ju keni ardhë për këtë , -tha orendreqesi , duke i zgjatur orën e tij sebashku me faturën.
-Merreni,- i tha , ju e keni paguar dhe unë e kam ruajtur qe atehere. Gjermani i shtangur po shikonte herë orën, herë ustajin e herë faturën.
– Si ka mundësi? Vërtet, po, kjo është ora ime, por nuk me besohet që ju e keni ruajtur prej kaq vitesh. Urdhëro orën time. Ai beri të hiqte orën e tij e dorës. Kurse orën e vjetër do ta marr, se është kaq befasuese e gjithe kjo.Një gjë kaq e rrallë!
-Jo, iu pergjegj orendreqësi shkodran- Ju jeni në rregull me pagesën, ora eshte malli juaj, punon, e mundet ta merrni.
Ustaji shkodran nderoi veten, Shkodren e te gjithe ne.

(Sipas rrefimit te Z. Gjon Lleshaj)

One Response to “Sahati i gjermanit – histori interesante, e rrëfyer.”

Read below or add a comment...

  1. Safet Qose says:

    Eshte per tu pershendetur sjelleja e orendreqesit , por me kete raste edhe nje here hidhet poshte mashtrimi i Berishes se Shkodra thote ai eshte cliruar jo me 29 por me 28 nentor.

Comment

*