Saimir Tahiri kërkon hetim në liri apelon vendimin për “arrest shtepie

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, apelon masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia, ka depozituar sot kërkesën në Gjuykatën e  Apelit, ku kërkon revokim të vendimit ‘Arrest shtëpie’.

Vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin e ka apeluar dhe Prokuroria, e cila kërkon ‘Arrest me burg’.

Pritet që kërkesa të shqyrtohet brenda 10 ditëve.

Dy ditë më parë, avokati Maks Haxhia shprehu bindjen se ky vendim do të prishet nga Gjykata e Apelit ku do të ankimojnë, pasi sipas tij pretendimet e mbrojtjes janë të argumentuara në ligj.OraNews

Comment

*