Sali Berisha kundër ndarjes së Kosovës: “Do të ishte gabim historik”

Tiranë, 4 gusht 2018 – Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se është kundër idesë për ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë apo për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, Berisha e vlerëson si “gabim historik” pranimin e pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

“Është, në njëfarë mënyre, një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës dhe kapitullimit të Serbisë”, ka shkruar ai.

“Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombëtarë, andaj Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe asaj nuk duhet t’i njihet asnjë e drejtë për të pretenduar qofte edhe një pëllëmbë toke të territorit të Kosovës.

Ish-kryeministri shqiptar e ka publikuar këto pikëpamje të tij pas takimit që ka pasur me një delegacion të Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës.

 

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

 

Takim me delegacionin e Partisë Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa!

Keto dite prita ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.

Ne kete takim zoti Mustafa me njohu me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerezore, politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre. Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.

Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.

Nga ana ime theksova se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i përjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera. Serbia, kërkon super te drejta për serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj.

Vlerësova se autoritetet shqiptare te Luginës zbatuan me seriozitet marrëveshjen e Konçulit kurse Beogradi nuk zbatoi por zgjodhi te dhunoje ketë marrëveshje. U shpreha se jam i zhgënjyer edhe me qëndrimet e auroriteteve te Tiranes dhe Prishtinës ndaj problemeve te mëdha politike, ekonomike, infrastrukturore te banoreve te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.

Te dy qeveritë e nisen ndihmën me një shume qesharake 100 mije euro dhe ne vend qe te rrisnin ndjeshëm nga viti ne vit këtë shume, e ndërprenë fare. Ne shtator,ne do kërkojmë qe buxhetit ti shtohet zëri per Komunat e Lugines.

Shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne përputhje me konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te përdoren për interesa te Serbisë për tregti territoresh. Është fakt i pamohueshëm se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per shkembim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi për këto çështje. Mendoj se te njohësh te drejtën Serbisë, fuqisë se humbur nga lufta, të paraqesë pretendime territoriale ndaj Kosovës është gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise. Por kjo është edhe nje zhberje e Kosovës te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentet ndërkombëtare dhe nga mbi 115 shtete përfshi këtu 95% te vendeve te lira te botes.

Theksova se Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë dhe se ajo nuk ka asnjë pellëmbë toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, u shpreha se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin tone, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.

Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e idese se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!

Theksova se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. E verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.

Per te gjitha keto u shpreha se jam kategorikisht kunder dhe se kam bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Theksova se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.

Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim! sb

(r.m.)

Comment

*