Sali Brari, jehona e një zëri të veçantë

Eshte nga te vetmit kengetare qe nuk ka ceduar asnje gjysem note muzikore para ose mbrapa.I perpikte deri ne habi. Sinkron i gjalle ishte Saliu

 

Luan Laze

Ky zoteria ne foto eshte kengetari i Ansamblit te Kengeve e Valleve Popullore, Sali Brari.

Qe ne themelimin e tij e derisa doli ne pension, kengetari me vokal te vecante, artisti me aftesi te rralla prej tenori, Sali Brari, shkelqeu ne cdo skene ku interpretoi.

Nje nga miqte e tij instrumentist, me thoshte se Sali Brari ka befasuar te huajt me fuqine interpretative, jehonen e bukur qe percillte, zerin melodioz e embelsine e trasmetimit te emocioneve.

Kumbonte salla apo sheshi ne cdo skene europiane, kur interpretonte Sali Brari.

Eshte nga te vetmit kengetare qe nuk ka ceduar asnje gjysem note muzikore para ose mbrapa.I perpikte deri ne habi. Sinkron i gjalle ishte Saliu.

Kujtoni kengen “M’ka shku menja me u feju” Por jo vetem ate.

Repertori i tij eshte shume i gjere.

Artisti 85 vjecar tironas e pa asnje titull per kontributin e tij te madh, ecen ashtu me bastun, duke capitur rrugicave te Tirones tij te dashur.

Shume pak vete e njohin tani kete burre fisnik, teper te sjellshem dhe mirenjohes kur dikush i flet ne rruge.

– Sa here me pershendet ti o gazetar, une nje jave jam njeriu me i lumtur! – me thote.

Sado qe e sqaroj se kenaqesia eshte e imja qe e shoh dhe takoj kete artist me vlera, sepse i jam mirenjohes per cka na ka dhuruar, ai perseri kembengul:

– Faleminderit, por mirenjohja dhe respekti kur dikush tregon per mua sot, eshte lumturia me e madhe qe me jepni.

– E bejme nje foto se bashku mjeshter?

– Patjeter, qe ta dine se jam ende gjalle!

Nderkohe aty prane, ne krah te djathte te fotos, eshte lokali i lagjes, dhe nje nga shoket e mi, i cili e njeh artistin, nxjerr me volum te larte nga celulari, tingujt e kengeve te tij.

Sali Brari habitet e shtanget! Degjon disa caste zerin e tij, e duke u larguar me thote me lot ne sy.

E sheh c’me bone tashti?! Edhe keto emocione me duhem mua! Mirupafshim dhe te faleminderit!

 

Comment

*