Salianji: Agron Xhafaj shkoi në Itali për të mos nxjerrë grupin e vet kriminal

Tiranë, 28 maj 2018 – Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, iku në Itali menjëherë pas publikimit të audiopërgjimit, për të mos e nxjerrë grupin e tij.

“Sapo doli ky audio-përgjim, vëllai i ministrit shkoi me këmbët e veta në burg. Audio-përgjimi tregoi përfshirjen 100 për qind se është në krye të aktivitetit kriminal dhe se është shmangur që të mos e nxjerrë grupin e vet kriminal”, us shpreh Salianji në “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës.

Ai tregoi se opozita e siguroi audio-përgjimin disa javë para publikimit dhe se para publikimit u bënë verifikimet e nevojshme.

“Ne e kemi marrë në momentin që na ka ardhur nga gazetari, disa javë përpara se ta publikonim. Nuk e kemi publikuar në momentin e parë, sepse kemi bërë verifikimet. Ne verifikuan dëshmitarin. Kërkuam që të njiheshim me personin. I dëgjuam materialet audio. Pamë që pas kontaktit me vëllain e ministrit sigurohej drogë dhe shkohej tek personat që të siguronin drogë, në mënyrë fare të lehtë. Pyetëm strukturat tona në Vlorë. Kam qenë i pranishëm në një moment kur Dëshmitari X i ka telefonuar Agrot Xhafajt dhe tregonte shenja afrimiteti”, është shprehur deputeti Salianji. (r.m.)

Comment

*