Salianji në Prokurori për “Babalen”, akuzohet për kallëzim të rremë

Tiranë, 12 tetor 2018 – Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje për audio-përgjimin që e inkriminon për përfshirje në trafik me drogë Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, raporton Ora News.tv.

Salianji, i cili është person nën hetim, do të pyetet edhe për publikimin e videos ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ka  ushtruar  presion ndaj  Fredi Alizotit, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në  çështjen “Babalaja”.

Gjykata ia ka caktuar Alizotit masën e arrestit me burg.

Në orën 12, në Prokurorinë e Tiranës është thirrur edhe Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ai do të merret në pyetje lidhur me rastin “Xhisiela”, pas procedimit për shpërdorim detyre të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu. (r.m.)

Comment

*