Salustro e Fjori po hetohen për korrupsion?

Prishtinë, 8 prill 2014 – Ish prokurori I EULEX-it, Mauricio Salustro, dhe gjykatësi i EULEX-it, Francesko Fjori, dyshohet se kanë marrë ryshfet për rastin e krimeve në Kosovë, duke shpërdorur detyrën zyrtare gjatë ushtrimit të detyrës së prokurorit dhe si gjykatës ndërkombëtarë në Kosovë, transmeton RTK.

Burime të sigurta brenda Prokurorisë kanë thënë për emisonin “Betimi në Drejtësi” se kundër ish prokurorit Salustro dhe ish gjykatësit Fjori po zhvillohen hetime preliminare, nën dysimin se kanë marrë ryshfet nga disa avokatë të njohur, të cilët i kanë mbrojtur disa prej të akuzuarve për krime të luftës.

Sipas burimeve, hetimet ndaj tyre po zhvillohen nga një Task Forcë e përzier, ku bëjnë pjesë prokurorë vendorë dhe ndërkombëtarë. (r.m.)

Comment

*