Prishtinë, 13 janar 2021 – Samedin Mehmeti është emëruar Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Emërimi i tij në këtë detyrë, të cilën e kishte ushtruar që prej lirimit nga detyra të Rashit Qalajt, është bërë nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
“Qeveria në detyrë, i ka propozuar kryeministrit Hoti emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial”, thuhet në njoftim.
Samedin Mehmeti ishte emëruar ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës para rreth tre muajsh.
(r.m.)