Sarajevasja e fotos së luftës që e kishte mahnitur botën

Shumë rrallë ka ndodhur që dikush në botë të bëjë famë pa e ditur fare.

“Isha ‘ylli’ i revistave ‘Life’, ‘Sunday Times’… Fotografia në të cilën shihem me një fustan me lule vjollce dhe kaltër dhe me këpucë me take të larta ka bërë xhiro nëpër botë. Është parë në Britani të Madhe, Francë, Itali… Njerëz që nuk i njihja fare kanë folur për mua, kurse unë asokohe mendoja si ta mbijetoja edhe një ditë në Sarajevën e rrethuar”.

Kështu e nis rrëfimin rreth famës së saj në botë, Meliha Vareshanoviq, sarajevasja që shihet në fotografinë e fotoreporterit anglez, Tom Stoddart, e cila është shkrepur në pranverë të vitit 1994, në lagjen “Dobrinja” të Sarajevës, shkruan Koha ditore.

Në fotografi, ajo shihet duke kaluar pranë policëve të barrikaduar pas thasëve me rërë, ndonëse ishte luftë e tmerrshme, ajo ishte e veshur si në pasarela dhe e mbante kokën lart, sikur të shpërfillte rrezikun që i kanosej secilit banor të Sarajevës së rrethuar nga serbët, të cilët sulmonin pa pra me topa e mortaja. (r.m.)

Comment

*