Saranda Halsted një ditë Zv/Drejtoreshë e Shkollës William S. Covert në Long Island

(Unë rijetoj fëmijërinë time me zell përmes saj)

 

Nga Keze Kozeta Zylo

Gjithmonë më ka befasuar programi i shkollës “William S. Covert School” një shkollë publike shumë e vlerësuar, e vendosur në South Hempstead, Long Island.  Është e mirënjohur dhe në mbledhjen e fondeve JumpAThon School Fundraiser dhe në shumë drejtime humane, natyrisht kam se ç’të mësoj prej saj për t’a sjellë përvojën në komunitetin tim.  Duke pasur fatin të kem mbesën time Sarandën në klasën e tretë në këtë shkollë në Long Island, doemos që ndihem tejet krenare për vëmendjen dhe seriozitetin e saj në shkollë.

Është viti i dytë që arrin të mbledh fonde dhe të zërë vendin e parë për gjithë shkollën në William S. Covert, Long Island.  Dy vjet më parë Saranda ka qenë e përzgjedhur si VIP i javës dhe u bë cicerone e vogël e qytetit të magjishëm të Sarandës, por me peshë sa kalaja e Butrintit, sepse u solli shumë nxënësve dhe mësuesëve amerikan një qytet shqiptar që nuk e kishin njohur më parë.

Mamaja e Sarandës Klodiana në llogarinë e saj në F/B ka shkruar se:  “Saranda dhe unë duam të falënderojme nga zemra të gjithë ata që kontribuan si dhe kompaninë “Estee Lauder” për përputhjen e të gjitha kontributeve te saj për JumpAThon School Fundraiser.

Ajo grumbulloi më shumë para dhe fitoi vendin e parë (pak më shumë se $ 2K).

Jo reale në kaq shumë mënyra për shkak të pandemisë dhe ne nuk mund të ishim më të përulur.

Si çmim i saj, ajo zgjodhi të ishte Ndihmësja Kryesore e Drejtorit (Principlit) për një pasdite të cilën nisi këtë javë, duke ndihmuar Drejtorin e Shkolles, (Principle) Z. Darren Raymar në aktivitetet e Falënderimeve. Ajo kishte zgjedhur veshjen e saj kryesore për disa javë dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë ne ditën e Falënderimeve.

Saranda ka punuar shumë fort për të qenë mbledhësja e fondeve për JumpAThon  Fundraiser të shkollës së saj edhe këtë vit. Vitin e kaluar kur u bë Zëvendës drejtoreshe për një dite ajo u shpreh në fjalët e saj se: “Ishte dita më e mirë e jetës së saj” për atë ditë.  Ajo do të donte një përsëritje (madje edhe mbi çmimin Nintendo Switch Lite). Sot klasa e saj duhet të hidhte balona me ujë drejtorit të saj si pjesë e një çmimi për mbledhjen e fondeve.

Ne jemi të bekuar që ajo është në një shkollë të mrekullueshme dhe paratë mbështesin kaq shumë programe të tyre.

Dhe unë rijetoj fëmijërinë time me zell përmes saj”.

(And I get to relive my childhood vicariously through her).

30 Nëntor, 2020

New York

Comment

*