Së shpejti pritet arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë, 8 mars 2018 – Hetimet intensive të zhvilluara për vrasjen e liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq janë ende duke vazhduar.

Burimet e Indeksonline të afërta me procesin e hetimeve kanë thënë se shumë shpejt do të kryhen arrestimet e të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit.

Sipas Indeksonline, hetimet për vrasjen e politikanit serb nga veriu i Mitrovicës, tash e tutje, do të kryhen nga Prokuroria Speciale.

Prej ditës së vrasjes e deri tani hetimet lidgur me rastin janë zhvilluar nga Prokurori i Shtetit të Kosovës.

Oliver Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij, në pjesën veriore të Mitrovicës, më 16 janar. (r.m.)

Comment

*