Seanca e Kuvendit ndërpritet për mungesë kuorumi

Prishtinë, 13 mars 2018 – Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

Mungesën e kuorumit e kanë shkaktuar partitë opozitare, deputetët e së cilës janë larguar nga salla, pasi deputetët e pozitës nuk i kanë votuar rekomandimet e partive opozitare lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të saj.

Kryeministri ramush Haradinaj e ka akuzuar opozitën se e instaloi në kuvend praktikën e bojkotimit të seancave. Ai ka thënë se këtë praktikë e ka parë në disa raste.

Haradinaj i ka akuzuar partitë opozitare se po bëjnë opozitarizëm të pakuptimtë. Ai ka thënë se partitë opozitare “duhet të merren me tema më aktuale”.

Duke folur për vendimin për rritjen e pagave të kabinetit të tij, ai ka thënë se lënda është në Gjykatën  Kushtetuese dhe se duhet pritur vendimin e saj.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të kuvendit. Ai e ka bërë këtë kërkesë pasi deputetët nuk morën pjesë në votimin e rekomandimeve të opozitës lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, ndonëse ata ishin në sallë.

“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”, ka thënë ai.

“Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër”, ka shtuar Hoti.

“Nëse vazhdoni me këtë praktikë nuk do të marrim në asnjë votim”, ka theksuar ai. (r.m.)

Comment

*